Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Rovena Dilo mendon se “shoqëria shqiptare është shumë e shtirur”: Në ekran mungon e vërteta

18:57 / February 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rovena dilo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Shoqëria shqiptare është një shoqëri shumë e shtirur”.

Kështu u shpreh këngëtarja e njohur Rovena Dilo, këtë të premte, në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ndërsa tha se në ekranet shqiptare mungon sinqeriteti.

Sipas artistes, publiku është shumë i zgjuar dhe e kupton kur diçka që shikojnë nuk është e vërtetë.

Rudina Magjistari: Çfarë të shqetëson ty Roven më tepër, në shoqërinë shqiptare?

Rovena Dilo: Shiko, mua në përgjithësi Rudina… shoqëria shqiptare është një shoqëri shumë e shtirur. Më fal që po e them. Unë do të doja të ishte shoqëria më e hapur, më e sinqertë.

Rudina Magjistari: Mendon se është vetëm shqiptarja kështu, apo ne e kemi pak të tepruar?

Rovena Dilo: Shqiptarja është më tepër sepse, për shembull, ti e di që unë shkoj shpesh në Greqi dhe kur shkoj dëgjoj intervista, shikoj biseda, pra shikoj yjet e Greqisë, ata persona që unë i dëgjoj e që iu njoh dhe gjuhën. Shoh që janë më të sinqertë, edhe kur flasin, edhe kur tregojnë. Shikoj që nuk ka teprime, nuk ka mburrje, nuk ka pompozitet. Ka kaq shumë shtirje, ka kaq shumë flluska, gjëra që nuk e ndërtojnë publikun.  Publiku do të vërtetën dhe publiku është shumë i zgjuar! Pra këto gra, këto vajza që janë si unë, janë si ne, këto duan që unë të them të vërtetën.

Unë besoj shumë që ajo që publiku kërkon është e vërteta. E vërteta në ekranet shqiptare nuk është. Dhe nuk është në çdo aspekt, nuk flas vetëm tek arti apo tek… nuk është në politikë, nuk është në analizë, nuk është në ndonjë rast në shkencë, nuk është në këshillime. Pra, do thuash ti: “Nga e di ti që nuk është e vërtetë?” Po ne jemi pjesë e të vërtetës në fakt, ne e jetojmë të vërtetën dhe e krijojmë atë.

Këngëtarja Rovena Dilo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.