Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Rozana Radi: Mos u lidh kurrë me dikë nëse nuk ka ndjenja

17:48 / March 11, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rozi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

U ka kënduar gjithmonë femrave, aq sa mund të themi se e ka kthyer krijimtarinë e saj në një kauzë për mbrojtjen e tyre. Rozana Radi njihet si një nga ato vajza të skenës dhe televizionit që e ngre zërin gjithmonë.

Gjatë karrierës së saj artistike i ka mbështetur gratë dhe ka paraqitur vuajtjen dhe vështirësitë nëpër të cilat kalon një grua në jetën e saj. Dhe së fundmi edhe me produksionin e saj “Femzanat”, ajo ka bërë përpjekje që t’u japë më shumë zë grave, duke i portretizuar situatat nëpër të cilat ato kalojnë.

Rozi 2

Ndërsa së fundmi, këngëtarja u ka dhënë përgjigje disa pyetjeve, që fansat ia kanë drejtuar në “Instagram”. Rozana u pyet se “Si mund t’ia dalë një vajzë 21- vjeçare në këtë botë?”.

Dhe Rozi e detajoi përgjigjen e saj me disa pika thelbësore që ajo i parashtroi si parime të saj në jetën që bën. “Unë kam disa pika të qarta në jetën time: zgjidh njerëzit e dashur miq në jetën tënde; mos të refuzosh nëse ti mendon se ke të drejtë; kërko të drejtën tënde dhe mos u lidh kurrë me dikë nëse nuk ka ndjenja; bëji gjërat për veten jo për të tjerët; dhe mos u dorëzo përpara një dere të mbyllur!”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që Rozana është në ditët më të mira të jetës së saj, pasi, përveç lidhjes së konsoliduar me oficerin e Policisë, Shpëtim Karakushin, ka një karrierë gjithmonë e në ngjitje jo vetëm në muzikë por edhe në televizion si moderatore e “Boom” me Fiori Dardhën.

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, pak kohë me parë e pranoi publikisht se është e dashuruar, por ajo ka vendosur ta mbajë larg syrit të publikut partnerin e saj. Në një prej mbrëmjeve, ajo vendosi që të bënte një bashkëbisedim me ndjekësit e saj të shumtë në profilin e “Instagram”- it.

Rozi 3

Fansat ishin të lirë që t’i bënin asaj pyetje si nga ana profesionale, ashtu edhe ajo private. Prandaj një e pyeti nëse do ta falte tradhtinë dhe Rozana u përgjigj: “Asnjëherë”. Një tjetër fans e pyeti se pse nuk martohet dhe këngëtarja iu përgjigj: “Preferoj të udhëtoj me paratë që mund të shpenzoj për një dasmë!”.

Ndërsa gjatë konkurrimit në “Kënga Magjike” ajo e shprehu hapur dëshirën për t’u bërë nënë. Para se të performonte baladën “Kur përfundon një dashuri si kjo e jona”, ajo duhej që t’u përgjigjej disa pyetjeve. Teksa qëndronte para pemës së Krishtlindjes në studio dhe vendoste zbukurimet, Rozana shprehu edhe dëshirën e saj më të madhe.

rOZI 4

Ardit Gjebrea e pyeti atë se cila është lutja më e madhe që i bën pemës së Krishtlindjes dhe Radi iu përgjigj: “Të bëhem nënë sa më shpejt…” Ajo nuk dha më detaje, por nëse do të kemi një lajm të gëzuar nga këngëtarja besojmë se do ta ndajë sa më shpejt me publikun.

lidh ndjenja Rozana Radi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.