Gjatë ditës së sotme disa të rinj kanë tentuar të dëmtojnë bustin e artistit të madh Françesk Radi të Kodrat e Liqenit.
Për këtë ngjarje ka reaguar mbesa e Françeskut të ndjerë, këngëtarja Rozana Radi. Ajo ka publikuar në Instagram një foto ku shihen të rinjtë dhe shprehet se është në pritje të policisë, pasi autorët do të vihen përpara përgjegjësisë.
Rozana i lutet autoriteteve të ndjekin rastin sepse sipas saj këta palaço bëjnë pis kulturën shqiptare.
Ndërsa njëkohësisht këngëtarja i drejtohet dhe të rinjve duke u thënë se në moshën e tyre Franko pas shkolle merrte këtë kitarë, që ata po përpiqen t’ja heqin nga duart dhe këndonte.
Statusi i plotë:
Eshtë bërë virale sot një video, ku dy adoleshentë dhunojnë bustin e kantautorit Francesk Radi. Përveç lidhjes familjare, sot dua të flas si qytetare e këtij vendi në të cilin dua të rris nesër fëmijët e mi. Dua të flas si një dashamirëse e muzikës. E kam parë që në orët e para të paradites këtë video dhe ende jam në pritje që “Policia do ti identifikojë autorët“ të cilët do të vihen përpara përgjegjësisë! Keqardhje e madhe për këtë brez që po rritet në Shqipëri. Do isha shumë kurioze ti njihja nga afër këta dy adoleshentë e ti pyesja se cfarë ju bëri busti i një artisti i cili i dha as shumë muzikë Shqipërisë. Në moshen tuaj Franko pas shkolle merrte këtë kitarë që ju po përpiqeni tja hiqni nga duart dhe këndonte. E interrnuan e larguan nga nëna nga babai nga motrat nga vëllezërit por kitarren nuk ja hoqën dot. Nuk di në cilën fytyrë tju pështy e tju tregoj gjithë zemërimin tim të vajzës të djalit të bashkëshortes por më shumë të spektatorit që Franko i dha gjithë rininë. A i keni bërë pyetjen vetes nëse i keni lumturuar me këtë xhest familjarët tuaj? A janë krenarë për atë që ata përfaqësojnë.
Në Shqiperinë tonë vërtet mungojnë shumë gjëra, por një gjë e kemi të sigurtë (më mirë një seks i sigurtë se një fëmi i tillë)
I lutem autoriteteve të ndjekin rastin dhe ti vënë para përgjegjësisë te dy këta palaço të cilët na e bëjnë pis artin kulturën dhe rininë shqipëtare!
Sot është dhunuar një vlerë publike. Nesër një tjetër e një tjetër……