Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Rrahën dhe qëlluan me thikë 33-vjeçarin, në pranga një nga autorët e dyshuar

10:29 / July 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia Vlore1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy nga autorët e dyshuar të plagosjes me thikë të një 33-vjeçari ditën e djeshme. Bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, u arrestuan shtetasit K.P, 41-vjeç dhe G.R, 32-vjeç, banues në Gjirokastër. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi P.K, 30-vjeç. Ngjarja ndodhi ditën e diel, në lagjen “11 Janari” të Gjirokastër, ku pas një konflikti të çastit, shtetasit K.Pdhe P.K, kanë goditur me mjet prerës dhe sende të forta shtetasin 33-vjeçarin, i cili u transportua në spitalin e Traumës, Tiranë. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, zbardhet dhe dokumentohet brenda pak orësh, ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në Gjirokastër, ku mbeti i dëmtuar një 33-vjeçar. Goditën me mjet prerës dhe sende të forta 33-vjeçarin, arrestohet njëri prej autorëve të dyshuar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Arrestohet në flagrancë edhe një shtetas tjetër që ndihmoi autorin e shpallur në kërkim, për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, duke e transportuar me automjet. Sekuestrohet automjeti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, ku pas një konflikti të çastit mbeti i dëmtuar shtetasi L. D., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, kanë vijuar punën hetimore, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar.

Bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve K. P., 41 vjeç dhe G. R., 32 vjeç, banues në Gjirokastër. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi P. K., 30 vjeç. Në datën 17.07.2022, në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, pas një konflikti të çastit, shtetasit K. P. dhe P. K. kanë goditur me mjet prerës dhe sende të forta shtetasin L. D., i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Shtetasi P. K. është ndihmuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, nga shtetasi G. R., i cili e ka transportuar me automjetin e tij. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti. Vijon puna intensive për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasit P. K. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Gjirokaster
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjenden dy mina të fshehura në murin e një pallati në Vlorë, dyshohet se i përkasin vitit 1997

21:19 / October 15, 2026

“Skifteri” nga Lezha i dëbuar 5 herë nga Anglia humb apelin e azilit në gjykatën e emigracionit

19:58 / October 15, 2026

Mazniku reagon për protestën: Ata që dogjën Piramidën nuk përfaqësojnë studentët

20:58 / October 14, 2026

Të armatosur dhe të maskuar si policë vodhën 3 mijë euro në banesën në Elbasan, shpallen në kërkim tre autorët

09:48 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.