Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Rrahmani bën bomberin, Kosova merr pikë në Athinë ndaj Greqisë

23:02 / November 14, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kosova1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kosova ka mbyllur eliminatoret e Botërorit 2022 me një barazim të rëndësishëm për moralin në fushën e Greqisë.

GREQI-KOSOVË 1-1
44′ Masuras / 76′ Rrahmani

MINUTË PAS MINUTE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.

90’+4’ Muriç shpëton portën nga një gol i sigurt duke grushtuar gjuajtjen e Vrushajt në minutën e fundit.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

88’ Tjetër mundësi për Kosovën me Zhegrovën që harkon e Vojvodën i cili gjuan brenda zonës, por nuk arrin të gjejë katërkëndorin.

87’ E pabesueshme çfarë ka humbur Zhegrova para portës. Pas një kundërsulmi, ai shmang 3 lojtarë por vonohet në gjuajtje dhe gabon duke mos gjuajtur në portë.

80’ Në fushë Selmani në vend të Rashicës në minutat e fundit.

78’ Zhegrova krijon panik në mbrojtjen greke dhe pason te Berisha, gjuajtja e tij përfundon jashtë, jo shumë larg portës.

76’ Vjen goli i Kosovës. Pas zhvillimit të një goditje dënimi, Zhegrova gjen Rrahmanin i cili çon sferën në rrjetë. 1-1.

72’ Një gjuajtje e Valon Berishës në pozicion mjaft të mirë ballor, nuk gjen kuadratin e portës së Greqisë.

68’ Gliha hedh në fushë Halimin në vend të Shalës.

66’ Aksion tjetër i rrezikshëm i grekëve, me topin që niset nga e majta në zonë, duke kaluar mes këmbëve të disa futbollistëve pa u devijuar nga askush.

58′ Vetë Muriqi ndëshkohet me të verdhë pas një faulli në mesfushë.

56’ Goditje dënimi për Kosovën, e harkuar në zonë nga Zhegrova. Muriqi godet traversën me devijimin e tij me kokë, por pastaj sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

52’ Përsëri rrezikshëm Greqia me Masuras pas një harkimi në zonë, devijimi i tij para Muriç për fat këtë herë përfundon mbi traversë.

46’ Gliha vendos të ndryshojë dhe hedh në fushë Zhegrovën në vend të Loshajt.

45’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin minimal të Greqisë.

44’ Vjen goli i Greqisë me Masuras. Pelkas harkon nga e djathta dhe Musras me kokë fiton duelin me Rrahmanin shënon me saktësi.

41’ Pas një harkimi nga e majta, 2 lojtarë të Greqisë gjuajnë topin në zonën e Kosovës, por bllokohen nga mbrojtësit para Muricc.

34’ Vjen mundësia më e mirë për Kosovën me Rashicën. Sulmuesi gjen hapësirën para zonës dhe gjuan, por sfera kalon jo shumë lart traversës së portës vendase.

33’ Tjetër mundësi shënimi për Greqinë, Duvikas gjuan me kokë por nuk gjen kuadratin.

30’ Tsimikas ekzekuton goditjen e dënimit direkt në kuadrat, Muriç përgjigjet me një grushtim.

28’ Shala shkakton një goditje dënimi shumë pranë zonës, ndërsa ndëshkohet me karton të verdhë.

23’ harkim i rrezikshëm në zonë nga e djathta, Muriç del dhe fiton topin si dhe një faull.

20’ Dominim i Greqisë në kontrollin e lojës, duke qarkulluar topin në vazhdimësi, por pa krijuar shumë raste para portës kosovare.

10’ Pas një largimi jo të sigurt të prapavijës së Kosovës, Bukalakis nga jashtë zonës gjuan në pozicion ballor, por traversa shpëton Muriç.

6’ Idrizi nis Rashicën në të djathtë, sulmuesi nuk arrin të kalojë Gutas i cili devijon në këndore.

4’ Rrëmujë në zonën e Kosovës me topin që nuk largohet nga prapavija e “Dardanëve”. Për fat asnjë nga lojtarët e Greqisë nuk gjen hapësirën të gjuajë në portën e Muriç.

1’ Nis ndeshja në Athinë.

FORMACIONET ZYRTARE

GREQIA: Vlakodimos, Andrutsos, Hatzidiakos, Gutas, Tzavelas, Pelkas, Bukalakis, Tsimikas, Masuras, Duvikas, Mantalos.
Trajner: Xh. Van’t Ship

KOSOVA: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Fazliji, Aliti, Idrizi, Shala, Loshaj, V. Berisha, Rashica, Muriqi.
Trajner: P. Gliha

bomberin kosova1 Rrahmani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026

Ishte në prag largimi dhe u rikthye në lojtar kyç, mesfushori i Kombëtares mëson vendimin e rëndësishëm

13:41 / January 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.