Brunilda Halla, 37-vjeçarja me origjinë shqiptare mbeti e vrarë pas një sulmi makabër me thikë në Itali më 25 maj.
Autori i këtij krimi të rëndë, një 28-vjeçar është vënë në pranga.
Gjatë marrjes në pyetje autori dyshohet se kishte “ngritje dhe ulje tipike të një personaliteti të shqetësuar”, dhe deklaroi se kishte vepruar si “rebelim kundër shoqërisë së Vittoria-s që e kishte margjinalizuar”.
Kështu raporton Franco Vinciguerra, avokati i 28-vjeçarit.
Marrja në pyetje u bë në kazermën e karabinierëve, më pas vrasësi u dërgua në burgun e Raguzës.
Ai mund të kishte sulmuar këdo, sipas hetuesve, nuk e njihte gruan që vrau.
“Jemi në prani të një subjekti me probleme të vërtetuara mendore, tashmë viktimë e bullizmit të thellë, i ndjekur nga neurologë dhe psikiatër. Në vitin 2016 i është nënshtruar trajtimit të detyrueshëm shëndetësor (Tso)”,shton avokati.
“Me sa duket duhet të jetë një vrasje rastësore, tha në mëngjes kryeprokurori i Raguzës, Fabio D’Anna, nuk është konstatuar asnjë lidhje paraekzistuese me viktimën”.