Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rrëfehet Cristiano Ronaldo: Vlej 400 mln euro, ja kur tërhiqem

10:13 / August 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ronaldo topi i artw
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ai është një nga legjendet e futbollit dhe së fundmi ka vendosur të japë një intervistë të gjatë, e cila vazhdon të bëjë buje për shkak të deklaratave të CR7.

Portugezi, foli për vijimin e karrierës së tij, rreth çështjes “Majorga”, pasurisë, por edhe për sfidën e përjetshme me Leo Mesin.

TROFETË – Kush fiton, ka gjithmonë të drejtë. Besoj se asnjë lojtar tjetër nuk ka kaq shumë trofe sa unë. Dhe, nuk është koincidencë se Mesi dhe unë jemi të vetmit që kemi fituar 5 Topa të Artë.

SFIDA – Pas Realit, më duhej një sfidë e re. Juventusi paraqitej si një sfidë interesante për mua. Për më tepër, gjithmonë më kanë pëlqyer bardhezinjtë.

KARRIERA – Mund ta mbyll karrierën sezonin që vjen, por gjithashtu mund të luaj edhe deri 41 vjeç. E rëndësishme është që të shijosh momentin. Kam nevojë për projekte tundues. Nga pikëpamja ekonomike jam i qetë, prandaj zgjodha Juven. Jam i motivuar si në ditën e parë, dhe dua të fitoj gjithçka këtu. Por, Champions League nuk është një fiksim. Do i lëmë gjërat të ecin dhe do shohim në fund.

FIKSIMI PËR FITORE – Unë jam i fiksuar me fitoren, por kam mësuar që të menaxhoj edhe humbjet. Jeta nuk mbaron kur nuk fiton diçka në futboll. Xhorxhina nuk merr shumë vesh nga futbolli, dhe jam i lumtur për këtë.

ÇËSHTJA MAJORGA – Kur vihet në diskutim nderi yt, kjo është diçka që të lëndon. Unë kam një partnere, katër fëmijë, prej të cilëve njëri është 9 vjeç, dhe mjaft inteligjent. Në shtëpi, i lexonte dhe i kuptonte të gjitha që fliteshin nga gazetat. Falë Zotit, u tregua që unë jam i pafajshëm.

MERKATO – Ditët e sotme, vlerat janë rritur shumë. Të gjithë mund mund të kenë një vlerë 100 milionë euro. Shoh mbrojtës që shiten për 75 milionë. Ndoshta, unë vlej 3-4 herë më shumë se aq. / Panorama Sport

Ronaldo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tirana merr fitoren e dytë radhazi, mposht Laçin

15:53 / October 17, 2026

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026

Lamtumira e Leo Messit kthehet në konflikt, Argjentina do braktisë stadiumin Monumental

16:21 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.