Duket se tashmë ka nisur një paqe mes Kiarës dhe Luizit, pasi ditën e sotme të dy kanë kaluar shumë kohë me njëri-tjetrin.
Vetëm pak më parë në një bisedë mes tyre Kiara i ka shpjeguar Luizit se përse ajo mban këtë qëndrim dhe pse duket sikur bën ‘të vështirën’ me të.
“Nëse të bëj të vështirën nuk ta bëj për të bërë të vështirë, nuk e bëj për të treguar një vlerë timen, që e kam edhe jashtë që nëse mua më ngacmon dikush unë sigurisht që do e mbaj veten, nuk do t’i hidhem në krah në mënyrë që ta lejoj të më lëndoj ashtu siç e bëre edhe para një jave duke më gënjyer apo nuk është kështu…”, tha ajo.