Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Rrëfehet Ronaldo: Jam më i miri në histori

21:31 / February 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ronaldo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ditë përpara ditëlindjes së tij të 40-të, Cristiano Ronaldo bëri një rrëfim special për “Chiringuito”, duke u ndalur në shumë pika dhe momente kryesore të karrierës së tij.

Portugezi është drejt rrugës për të arritur 1000 gola, si askush tjetër në historinë e futbollit, teksa tashmë i duhen dhe 77 realizime për të arritur atë shifër.

Sa i përket intervistës së tij, Ronaldo u shpreh se është lojtari më i mirë në histori, pasi askush tjetër nuk është më i kompletuar se ai.

“Unë jam lojtari më i mirë në histori dhe e besoj këtë. Jam i shpejtë, jam i fortë, shënoj me kokë, shënoj me të majtën, askush nuk është më i kompletuar se unë. Të thuash që Cristiano nuk është i kompletuar, atëherë është gënjeshtër. Ju mund të pëlqeni Pelen, Maradonën ose Messin dhe unë e respektoj këtë”, tha portugezi.

Ai gjithashtu u ndal dhe te raporti me rivalin e tij argjentinas, duke thënë: “Rivaliteti me Messin ishte më shumë një luftë e shëndetshme, si midis Prost dhe Senna. Ne ndamë skenën për 15 vjet dhe ne gjithmonë shkonim mirë. Unë gjithashtu i përktheja çfarë thuhej në anglisht në ceremonitë e ndarjes së çmimeve. Ishte shumë gazmore”.

Sa i përket trajnerëve, Ronaldo nuk i kurseu kritikat për disa prej tyre, por pa përmendur emra. “Kam pasur vërtet disa trajner të këqinj, që nuk kishin asnjë m*t ideje nga futbolli”, u shpreh 5-herë fituesi i Topit të Artë.

Në shumë pika të tjera, ai u ndal dhe te Reali i Madridit, aty ku pati dhe shkëlqimin më të madh si futbollist. “Gjithmonë do e kem Madridin në zemrën time. Ishte skuadra ku unë isha më i lumtur. Kam bërë shumë gjëra të rëndësishme aty, gjëra shumë të bukura dhe për këtë arsye njerëzit nuk e harrojnë”, tha ndër të tjera futbollisti.

karriera Ronaldo rrefim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026

Ishte në prag largimi dhe u rikthye në lojtar kyç, mesfushori i Kombëtares mëson vendimin e rëndësishëm

13:41 / January 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.