Këngëtarja e njohur shqiptare e rrymës hip-hop, Tayna, ka folur së fundmi rreth jetës së saj duke rrëfyer detaje të ndryshme në aspektin personal dhe profesional. Mes të tjerash, ajo tregoi edhe arsyen se pse nuk ishte shumë aktive në muzikë gjatë vitit që kaloi.
E ftuar në rubrikën ’50 pyetjet e emisionit Prive’, ajo pranoi publikisht se ka patur disa probleme personale dhe shëndetësore të cilat ia bënë të pamundur të ishte më shumë aktive siç ka qenë viteve të kaluara.
“Fatmirësisht nuk është se kam pasur ndonjë ngjarje të keqe, kam qenë shumë me fat gjithmonë, por pika më e ulët ishte vitin e kaluar sepse kam pasur probleme personale shëndetësore”, deklaroi Tayna.
Më tej, rep-artistja tha këtë vit do të jetë një situatë më e mirë, pasi do të publikojë shumë projekte muzikore gjatë verës.
