Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rrëfehet vrasësi i Ilaria Sulës, tregon momentin kur i mori jetën shqiptares

13:59 / April 15, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
MixCollage 15 Apr 2025 01 44 PM 3170
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vrasësi i Ilaria Sulës, Mark Antony Samson, rrëfeu përpara prokurores të gjithë skenën kur i mori jetën studentes shqiptare në dhomën e tij.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Samson ka treguar se çfarë bëri pasi vrau Ilarian dhe si e futi trupin e saj në valixhe, të cilën më vonë e hodhi në një zonë pyjore jashtë Romës.

Në rrëfimin e tij tronditës, 23-vjeçari me prejardhje nga Filipinet tregon se e vrau Ilarian ndërkohë që prindërit e tij ishin në shtëpi.

Pasi e dhunoi Ilarian, e cila u vërtetua nga autopsia e një dite më parë, Samson pranon që goditi dy herë me thikë nga pas, e cila vdiq menjëherë.

“Nuk bërtiti shumë. E godita dy herë me thikë nga pas dhe ajo nuk ndjeu thuajse asgjë. Ajo vdiq menjëherë. U gjenda në dhomën time me trupin e Ilarias të shtrirë në tokë. E futa në dy thasë që kisha në kuzhinë. Dalëngadalë po kuptoja çfarë kisha bërë. Aty mu kujtua një frazë që gjyshi im ma tha përpara se të vdiste. Për çdo gjë ka një zgjidhje, përveç vdekjes.

E kontrollova disa herë nëse Ilaria ishte gjallë, por jo, ajo kishte vdekur. Trupin e saj e futa në një çantë, por zinte vetëm gjysmën. Më pas gjeta një valixhe më të madhe, e cila e zinte të tërën”, tha i përlotur Samson.

Një ditë më parë u zbuluan dhe mesazhet që filipinasi i kishte dërguar shoqes së ngushtë të Ilarias, duke u hequr sikur ishte 22-vjeçarja shqiptare. Aty i shkruante se kishte ikur të takonte një djalë që sapo e kishte njohur dhe sikur kishte kaluar natën me të.

Ilaria Sula Itali Mark Antony Samson Shqptare Vrasja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.