Aktori i njohur Irgen Çela, ishte së fundmi i ftuar në emisionin ‘Glamour’. Ai ka folur për jetën e tij para famës dhe për sakrificat që i është dashur të bëjë.
Irgeni ka treguar se në vitet e gjimnazit ka punuar si kamarier për të nxjerrë shpenzimet e veta. “Puna ime e parë ka qenë kamarier, kur kam qenë akoma në gjimnaz. Muajt e verës punoja dy muaj. Pastaj në momentin që kam filluar studimet në Akademi, qëlloi shumë mirë se fillova të merresha me dublime dhe ajo më dha dorë. I kërkoja më pak lekë familjes”, u shpreh ai.
Pas përfundimit të Akademisë, aktori ka treguar se ka kërkuar menjëherë punë dhe fakti se është i shkurtër, i ka shërbyer për të fituar shumë role me të cilat përshtatej.