Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Rrëfimi i gjykatëses serbe që dënoi Albin Kurtin me 15 vjet burg

18:51 / October 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Danica
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjyqtarja serbe e masave të dhunshme e instaluar në Prishtinë, Danica Marinkoviç e cila gjatë viteve 90-të pothuajse ka dënuar të gjithë shqiptarët që kanë refuzuar në ndonjë mënyrë regjimin serb, ka rrëfyer sot në një televizion në Beograd se si e kishte dënuar Albin Kurtin në vitin 1999, pas arrestimit në Prishtinë gjatë bombardimeve. Ajo ka thënë se Kurtit është “nacionalist ekstrem” duke rrëfyer se si para gjykatës kishte refuzuar të gjithçka, që nga shtetësia serbe deri te refuzimi i referencës ‘e ashtuquajtur’ kur Gjykata i është referuar Republikës së Kosvës dhe UÇK’së, raporton Gazeta Express

Albin Kurti në vitin 1999 ishte pjesë e Zyrës së UÇK-së në Prishtinë e cila drejtohej nga Adem Demaçi e ku Kurti ishte si ndihmës i tij dhe përkthyes.

Marinkoviç ka filluar rrëfimin me arrestimin e Kurtit gjatë bombardimeve të NATO-s nga Policia e Serbisë duke treguar se vetë ka qenë gjyqtare hetuese e rastit.

“Gjatë marrjes së të dhënave personale kur është pyetur se shtetas i cilit vend është menjëherë kam ardhur në përfund se ai është nacionalist ekstrem, me nacionalitet më tha se është shqiptar, e kur e pyeta se shtetas i cilit vend është tha i Republikës së Kosovës , pra atëherë as që ka ekzistuar Republika e Kosovës. Ne i thamë se krahina e Kosovës është në kuadër të Serbisë, ai tha “jo” unë nuk e njoh shtetin serb, është shtet okupator, populli serb është okupator dhe unë jam shtetas i Republikës së Kosovës” ka thënë Marinoviç.

Ajo më pas ka thënë se kur u ka kërkuar daktilografëve që ta shkruajnë “e ashtuquajtura Republikë e Kosovës” përsëri ka marrë reagimin e Kurtit.

Marinkoviq ka vazhduar tutje duke thënë se e ka pyetur nëse Kurti ka shërbyer në armatën jugosllave, edhe këtu kishte marrë përgjigje se edhe “po të merrja ftesë nuk do të shkoja pasi armata jugosllave është okupatore dhe armike”.

“Ai i është bashkuar UÇK-së në vitin 1998, dhe ai më tha mua mos gaboni ta shkruani e ashtuquajtura UÇK se për ne shqiparët UÇK është ushtri e vërtetë çlirimtare, e cila po lufton me policinë serbe për ta çliruar Kosovën që ta bëjmë shtetin e pavarur” ka thënë Marinkoviç.

Danica Marinkoviç Prishtine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Presidenti iranian: Jemi në një luftë në shkallë të plotë, ekonomia është kthyer në fushëbetejë

12:27 / July 21, 2026

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.