Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rrëfimi i ish-kapitenit të Junajtid: Futboll, alkool dhe diskoteka. Njëherë nuk më kujtohej as rezultati i ndeshjes

11:20 / April 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rio ferdinand
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuk kanë qenë të paktë futbollistët që kanë pasur problem me alkoolin në Angli. Librin e kujtimeve e ka hapur edhe Rio Ferdinand, ish-kapiteni i Mançester Junajtid, i cili gjatë kohës kur ishte pjesë e Uest Hem nuk ka qenë një profesionist i rregullt. Ish-mbrojtësi tregon se një pjesë të madhe të kohës e kalonte duke pirë dhe në atë periudhë jeta e tij ishte futboll, alkool dhe diskotekë. Madje, Ferdinand zbulon se njëherë e pyetën sa doli ndeshja, por pija kishte bërë të vetën dhe atij nuk i kujtohej asgjë.

“Kur isha i ri, isha i çmendur. Mund ta kaloja të gjithë ditën duke pirë. Në kohën e Uest Hem kishim kulturën e të pirit. Gjithnjë pas ndeshjes shkonim për të pirë. Nga ajo periudhë kam shumë boshllëqe sepse nuk më kujtohen. Njerëzit më pyesnin sa kishte përfunduar ndeshja dhe unë nuk mbaja mend. Kaloja gjithë kohën duke pirë, ishte një tjetër kulturë, një çmenduri. Futboll, alkool dhe diskoteka. Kështu jetonim”.

Ndërkohë,Ferdinand tregon edhe pjesën kur humbi gruan për shkak të kancerit. Në atë periudhë, ish-futbollisti vazhdoi të pinte edhe pse kishte detyrime ndaj fëmijëve.

“Askush nuk është i përgatitur të përjetojë një humbje të kësaj forme. Para se të ikte ajo më tha se do të isha një baba dhe mama e shkëlqyer për tre fëmijët e mi. Unë mendoja se asaj nuk do t’i ndodhte kurrë diçka e keqe. Por, 10 javë pasi u diagnostifikua me kancer, u largua. Në fillim pija shumë gjatë natës, pasi vija fëmijët në gjumë. Derisa një ditë u zgjova dhe nuk isha i aftë të dërgoja fëmijët në kolegj. Ndërkohë, pata edhe një aksident me makinë. Dhe, vura re se nuk mund të vazhdoja më në atë gjendje. Vuaja nga atake paniku”, u shpreh Ferdinand

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

De Jong para ndeshjes me Sabah: Barcelona mund t’ia dalë edhe pa Yamalin

22:04 / November 24, 2026

Lojtarët e Kukësit dhunohen në tunelin e stadiumit të Orikumit

18:00 / November 22, 2026

Shqipëria njeh rivalët e mundshëm/ Përcaktohen të gjitha vazot për shortin e “Euro 2028”

12:39 / November 18, 2026

Provë karakteri për Shqipërinë U21, Spanja largohet pa gol nga Tirana

22:42 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.