Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rrëfimi i Nertila Haxhisë: Më bënë të përdalë kur ende s’kisha dhënë puthjen e parë…

19:18 / March 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
safe image 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nertila Haxhia vajza guximtare dhe aktivistja e mbrojtjes së të drejtave të grave pas një lufte me sëmundjen e vështirë të kancerit ka vendosur te rrëfejë historinë e saj në studion e emisionit “Fol me psikologen” të “Gazeta Shqiptare” në Youtube. E lindur dhe rritur në një fshat të vogël në Lezhë ajo thotë se fëmijëria dhe adoleshenca është shenjuar nga 2 modele te forta grash, 2 gjyshet e saj.

Ishin ato që i treguan se një vajzë duhet të ishte e fortë e mbi të gjitha e arsimuar. Teksa paragjykimet e mentalitetit të ashpër të zonës në të cilën jetonte fabrikonin për të fjalë se bënte një jetë të shthurur, ajo u lidh më shumë me Zotin. Nertila thotë se dëshironte të bëhej murgeshë, shpenzonte orë të tëra në kishë duke ju ardhur në ndihmë atyre që kishin nevojë. Ishin mësueset dhe murgeshat që nuk e lejuan që ajo të zgjidhte këtë rrugë në jetën e saj. Teksa flet për fëmijërinë dhe adoleshencën ajo kujton disa nga momentet më traumatike të përjetuara në ato vite:

“Angazhohesha që e vogël në fushatat sensibilizuese në kishë, për të hequr mendjen nga problemet që unë vetë kisha në familjen time. E detyruar për shkak se ishim shumë fëmijë, jam rritur tek gjyshja ndërsa në periudhën e pushimeve punoja në mal. Nuk kisha pasqyrë në dhomën e gjumit dhe mezi prisja të vinte nata që të shihja veten tek dritaret teksa këndoja e recitoja. Në atë kohë kur vajzat trafikoheshin, shpëtova falë një djali me emrin Fabian.”

Martesa prej 9 vitesh përfundoi me divorc, por raporti mes saj dhe ish-bashkëshortit nuk do të përfundojë asnjëherë. Ja çfarë thotë ajo:“Nuk jam dhunuar kurrë, por martesa kërkon sakrificat e saj. Tani pas martese jemi ortakë me njëri tjetrin. Fillimet e divorcit nuk ishin kështu siç janë sot për shkak se kur i dhashë fund martesës vazhdoja ta doja ish-burrin tim”

Psikologia Ariola Merepeza e ftuar në program ka dhënë disa mesazhe dedikuar kësaj dite kur gratë pavarësisht se çfarë zgjedhin të bëjnë, të festojnë apo protestojnë duhet të luftojnë për të drejtat e tyre.

Burimi: GSH

Vajza
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

22:41 / June 4, 2026

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

22:05 / June 4, 2026

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026

Tabaku: Protesta kundër një sistemi që ndryshon ligjet për pakicën dhe përjashton shumicën

20:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.