Hoze Murinjo edhe këtë sezon ka mbetur pa skuadër teksa nuk gjeti akordin me asnjë klub europian. Portugezi është pa punë prej dhjetorit të kaluar kur u shkarkua nga Mançester Junajtid, megjithatë së fundmi është bërë pjesë e studiove të opinionistave të ‘Sky’ për të qëndruar më pranë futbollit. Ndërkohë, tekniku luzitan ka zbuluar se Mesi e ka bërë një trajner më të mirë, edhe pse nuk e ka pasur asnjëherë nën urdhrat e tij argjentinasin.
“ Mesi më ka bërë një trajner më të mirë, besoj se natyra e tij është të tejkalojë veten. Personalisht, gjithnjë them se i detyrohem shumë futbollistëve të mi, por po aq edhe atyre që nuk kanë qenë lojtarët e mi por më kanë shkaktuar probleme.
Për shembull, Mesi asnjëherë nuk ka luajtur për mua, por unë kam luajtur kundër tij dhe ai më ka bërë një trajner më të mirë për të përgatitur ndeshjet dhe për të organizuar ekipin tim, Kur them për Mesin, e them edhe për futbollistët e tjerë që i kam pasur kundër”, u shpreh Murinjo.