Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rrëfimi i stilistes së parë shqiptare që kuroi veshjet e Hoxhës dhe veshi gratë e Bllokut: Çfarë ndodhi kur i mora para vajzës së diktatorit

10:40 / July 27, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hirushka 751x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Modelistja Hirushka Zekthi, e cila bëri histori që në fillesat e modelizmit në Shqipëri në vitet 80, tregoi për historinë e saj me veshjen e vajzës së Adil Çarçanit dhe jo vetëm apo jetesën në bllok.

“Darka, pushime jashtë shtetit ç’të të them. Vajza e Adil Çarçanit, Teuta, një vajzë simpatike ka qenë, donte një pallto dhe e donte shumë shpejt se e kishte për në Paris, dhe më tha ngelën parizienët duke më thonë ku e ke blerë këtë pallto”, tha Zekthi.

Duke u ndalur te copat që përdorte për veshjet, Zekthi tha se; “Ishte një magazinë ekstra që unë i thoja: ‘kur të zgjidhni ju, do zgjedh edhe ndonjë gjë për vete’.

Po ashtu Zekthi u ndal dhe te hyrjet dhe daljet në zonën e Bllokut. “Thonin ‘ka ardh Hirushka”, dhe thoshte ushtari, ‘vazhdo’. Jua them sinqerisht, kam 34 vite në Gjermani, kam jetuar shumë ambiente luksoze por atë ambient komod dhe luksoz, unë në Gjermani nuk e kam parë. Ambienti shtëpisë, ushqimi, veshja…Nga vitaminat më të ndryshme që në market në Gjermani nuk janë të gjitha mund t’i porosisje ekstra. Një luksozicitet që ç’të të them. Që kur shkoja në shtëpi më dukej shtëpia ime e zezë, e errët”, tha modelistja për jetesën në bllok për ‘Top Story’ .

Modelistja Hirushka Zekthi tha se ishte karikaturistja e parë në Shqipëri dhe se kishte qepur rroba edhe për familjen e Enver Hoxhës, por kur i mori lekët e fustanit vajzës së tij, Pranverës, sigurimi në atë kohë i kërkoi llogari. “Unë nuk kam asnjë për personin e Pranverës, por më thonë që do patjetër Pranvera që të qepi dy fustane. Por Pranvera në atë kohë ka qenë shumë e shëndoshë. Edhe ishin zajde, mëndafsh dhe ma la në dorë, bëje modelin si të duash. Ia bëra. Shumë, shumë e kënaqur por kur erdhi, më kapi më puthi shumë entuziaste dhe më tha sa lek do. Aq thash sa marr për fustanet. M’i dha por më dha vetëm dorën”, tregoi Zekthi.

Ajo shtoi më tej se; “Mbas asaj filloj sigurimi: ‘Ti t’i marrësh para Pranvera Hoxhës?’. Ada, e cila ka qenë vajzë shumë e mirë më tha: ‘Pse i more lekë asaj se do të sillte një hekur me avull. Atë ma ka sjellë filanja dhe nuk e doja, i thashë. Pse thash, e ofendon Pranverën. Kam qenë shumë direkte dhe mbase i kam bërë dëm vetes me këtë. Që kur jam futur më ka thënë im atë ‘një sy qorr, një vesh shurdh, mbyll gojën, janë shumë kurioz njerëzit mund të pyesin si jeton e kështu’. Herë pas here vinin edhe në shtëpinë tonë. Pastaj pata një presion të jashtëzakonshëm”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vodhi 69 milionë lekë/ Gjykata zbut masën e sigurisë për ish-drejtoreshën Elisabeta Mataj: nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”

11:01 / September 25, 2026

Moti i keq/ Stuhi shiu me shkarkesa elektrike dhe erë në Fier

10:25 / September 25, 2026

Njësimi i diplomave të huaja, ndryshojnë procedurat dhe dokumentet që duhet të dorëzojnë nxënësit

09:47 / September 25, 2026

Plas sherri mes Lalës dhe Rexhajt: Meriton të rrihesh siç të rrihte Buzhala, por s’i ndyj duart me ty

22:40 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.