Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rrëfimi i ukrainases që humbi të dyja këmbët në luftë

20:45 / May 4, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 22
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një infermiere ukrainase, që humbi të dyja këmbët në luftë, pasi ndeshi në një minë të pashpërthyer, po mundohet të rikthehet në jetë. Oksana Balandina ndau vallëzimin e parë pas dasmës me bashkëshortin e saj Viktor Vasyliv. Çifti i sapomartuar përshkruan tmerrin, që përjetoi ditën kur jeta e tyre ndryshoi përgjithmonë.

Në një spital në Lviv, të sapomartuarit Oksana Balandina dhe Viktor Vasyliv, shijojnë kërcimin e tyre të parë pas dasmës.

Por, dy 23 vjeçarët mund të mos e përjetonin kurrë këtë moment.

Më 27 mars, pak më shumë se një muaj pas fillimit të sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, ndërsa po ktheheshin në shtëpinë e tyre në Lysychansk në rajonin e Luhanksut, Oksana hasi në një minë të pashpërthyer.

“Arrita vetëm që ta thërrisja Viktorin. Rashë me fytyrë në tokë. Koka po më ushtonte. Pastaj fillova të gris rrobat që të merrja frymë më lehtë, sepse nuk kisha ajër të mjaftueshëm”, thotë zonja Balandina.

Viktori, që po ecte pas saj, shpëtoi i padëmtuar.

“Gjithshka ndodhi shpejt. Ajo u plagos. Po të mos ishte Oksana, nuk e di se çfarë do të ndodhte. Ajo është shumë e fortë. As nuk i ra të fikët. Ajo më tregoi çfarë të bëja. Në momentin kur ndodhi, rashë në dëshpërim, nuk dija çfarë të bëja. E pashë që nuk mund t’i lëvizte këmbët”, tregon ai.

Për një muaj ajo qëndroi në spitale të ndryshme. Mjekët mundoheshin ta trajtonin, ndërsa bombardimet dhe sulmet e ashpra ruse vazhdonin.

Në fund, mjekët i prenë të dyja këmbët dhe katër gishtat e dorës së majtë.

“Nuk doja të jetoja një jetë si kjo. Kam dy fëmijë dhe nuk doja që ata të më shihnin në këtë gjendje. Nuk doja që të jem barrë për familjen. Por falë mbështetjes, u pajtova. Duhet ta vazhdoj jetën. Ky nuk është fundi. Zoti më la gjallë, ky është fati im”, thotë Oskana.

Dy fëmijët, djali 7 vjeçar dhe vajza 5 vjeçare, tani janë të sigurt me gjyshërit në rajonin e Poltavës në Ukrainën qendrore.

Pas dasmës, çifti synon të shkojë drejt Gjermanisë, me shpresën se Oksana do të vendosë proteza në këmbë dhe do t’i nënshtrohet rehabilitimit shumë të nevojshëm.

“Dua të kthehem në qytetin tonë, por sinqerisht, jam e shqetësuar për fëmijët e mi. Kur lufta të mbarojë, do të ketë kaq shumë gjëra. Rrugët janë të minuara… Është e frikshme. Qëllimi kryesor është vendosja e protezave dhe rikthimi në këmbë”, tha ajo.

Viktori është mirënjohës për çdo ditë tjetër me gruan e tij.

“Frikësohesha se mos e humbisja. Nuk mundesha as të qaja. Isha i tronditur. Nuk më besohej se po ndodhte vërtet. Do të ishte e tmerrshme që të humbisja personin që dua”, tha ai.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha se Ukraina është një nga vendet me numrin më të madh të minave në botë. /VOA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Policia nis shoqërimet, protestuesit shpërndahen në rrugët rreth qendrës

18:31 / November 7, 2026

Protestuesit me maska sulmojnë me gurë efektivët, djegin dhe kazanë/ Policia u përgjigjet me spraj dhe ujë

16:04 / November 7, 2026

Militantët e PD distancohen nga protestuesit pas përplasjes, ndahen në grupe me Nokën e Balliun

15:55 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.