Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rrëfimi nga SHBA i biznesmenit: SHIK-u donte të më eliminonte, më rrëmbyen vajzën 14-vjeçare

11:49 / January 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
biznesmeni 617x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sotiraq Naçi rrëfen historinë e tij të biznesit në vitin 1995 dhe kalvarin e peripecive që kaloi si një biznesmen i asaj kohe deri në shkatërrimin që i solli shteti në aspektin financiar deri edhe në goditjen dhe terrorin që i shkaktoi familjes së tij.

Sotiraq Naçi tregon se si i rrëmbyen vajzën dhe si e shpëtoi me ndihmën e policisë dhe si më pas fitoi azilin politik në SHBA në vitin 1997.

“Kanë dashur edhe të më eliminojnë fizikisht. Më ka shpëtuar policia, ata më lajmëruan, më thanë sonte do të largohesh nga shtëpia pasi je i etiketuar për t’u vrarë, në policinë e asaj kohe kishte akoma atribute për të mbrojtur njerëzit. Policia dhe SHIK-u ishin një tjetër gjë, nuk kishin lidhje me njëri-tjetrin. Në ’97 më rrëmbyen vajzën, vajza ishte 14 vjeçe. I vura gishtin strukturën së SHIK-ut që më bënin terrorin. Kur më rrëmbyen vajzën, pas 10 orësh më bënë një telefonatë dhe më thonë që vajza ndodhet me ne dhe ajo ka gjetur jetën e vet dhe do të shkojë në Gjermani dhe që ajo kërkon nga ty që t’i japësh 50 mijë dollarë. Unë i them që tradita jonë e do që vajzën ta puth në ballë dhe ta uroj për një jetë të lumtur dhe nëse ju ma realizoni këtë do t’iu jap edhe juve 100 mijë dollarë. Ata e hëngrën këtë karrem dhe më thonë po dhe ku do të takohemi që ta marrim. Pa më sjellë vajzën i thashë nuk iu jap asgjë dhe takimin e bëmë te kafe “Amerika”. Vijnë dy persona me vajzën. I thashë vajzës eja, u nis të vinte, por njëri nga ata nuk e lejoi. Sa bënë tre hapa ata që hynë erdhën 10 policia dhe i kapën të dy dhe i arrestuan dhe ne morën vajzën. Policia më thotë që largohem disa ditë deri sa të sqarohet situata. Policia më thërret dhe më tregon që të dy ishin në qeli. Nuk më interesonte më asgjë përveç familjes time dhe përgatitëm terrenin për t’u larguar në Amerikë. Fitova azilin politik dhe u largova në SHBA.” u shpreh Sotiraq Naçi për “Shqip”./Dritare.net

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zonjat janë viktimë, do të dalin pamje të tjera”/ Videot intime në rrjetet sociale, Curri: Në telefonat e tyre dyshoj se ka materiale me të mitur

22:59 / September 30, 2026

Skandali në rrjet me videot intime, reagon Taulant Balla: Cenim i rëndë i privatësisë, autorët të përballen me ligjin

22:39 / September 30, 2026

Ndryshimet në KPP/ SPAK s’do t’i hetojë prokurorët e posaçëm dhe gjyqtarët e GJKKO për çdo krim/ I kalojnë gjykatave të tjera

15:41 / September 30, 2026

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës

09:43 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.