Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Rrëfimi prekës i babait të Beatriçes: Më dukej sikur po më dilte nga ‘shinat’

15:44 / May 18, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
beatrice
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mario, i ati i Beatriçe Gjergjit, e cila së bashku me Kolë Lacën përfaqësoi me “Zjerm” në Eurovision, ka folur në një intervistë për emisionin “Në Shqipëri”. Mario u shpreh se po përjeton emocione të forta dhe së bashku me të shoqen, kanë 2 muaj që nuk flenë.

“Janë disa emocione të forta. Kemi rreth dy muaj, që unë dhe gruaja ime nuk flemë. Mundohemi të sjellim më të mirën e mundshme për vendin tonë”, tha ai në intervistën virtuale.

Më tej, Mario, me krenari, shtoi se kënga “Zjerm” ka dalë nga vetë shpirti i Beas:

“Kënga “Zjerm” ka dalë nga shpirti i saj. Janë të gjitha fjalë shpirti. Për mua, kjo këngë është si të jetë pjesë e trupit. Gjithkund më shoqëron. Jam habitur që kjo këngë ka kënaqur dhe popujt e botës. Kjo është një këngë ku Kola dhe Beatriçe, kanë bërë një miks të jashtëzakonshëm. Kanë gjetur një gjuhë dhe dashuri për vendin e vet. Vajza ime dhe Kola, të rinjtë i kanë futur në një dashuri të madhe për kombin”.

I ati i Beatriçes foli edhe për natyrën e thjeshtë të së bijës, duke treguar se ajo ka miqësi me të gjitha grupet e Eurovision-it:

“Beatriçja ka një natyrë që është njeri i thjeshtë, atë që ka e shpreh’ me thjeshtësinë e saj. Ajo ka shoqëri me të gjitha grupet e Eurovision-it”.

Ai ceku edhe frikën që ka pasur se mos Bea, e rritur në Itali, i largohej identitetit të saj kulturor, duke thënë se fillimisht, Beatriçes nuk i pëlqente shumë muzika shqiptare.

“Është e rritur me këngë shkodrane, ia injektoja sa më shumë, por nuk i pëlqente shumë muzika jonë… Kishte një zë të bukur, por më dukej sikur po më dilte ‘nga shinat’”.

Mario theksoi gjithashtu se të gjithë në familjen Gjergji këndojnë dhe se kanë muzikën në gjak.

“Muzika është në gjak te ne. Në familjen Gjergji këndojnë të gjithë… thoshin dikur me shaka: tek ata këndojnë edhe pulat. Ne hamë bukë me muzikë.”

Babai beatrice Eurovision kenga rrefimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.