TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

“Menduam se ishte apokalips…”/ Rrëfimet e banorëve të goditur nga tërmetet në Turqi

17:32 / February 6, 2023

Dialogu Kosovë-Serbi, “dorëzohet” kryeministri Kurti: Pranojmë planin franko-gjerman për krizën

17:29 / February 6, 2023

Sërish alarm për bombë në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë

17:20 / February 6, 2023

Shqipëria i kthen menjëherë “borxhin” Turqisë, niset një mision i kërkim-shpëtimit

17:07 / February 6, 2023

Kërcënim me bombë në aeroportin e Prishtinës, evakuohen udhëtarët

16:57 / February 6, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
ShowBiz

Rrëfimi tronditës i Enit: Babai dhunonte nënën!

23:30 / January 24, 20232 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Eni ka ndarë me publikun e “Big Brother VIP Albania 2” historinë e familjes së tij, që u shkatërrua për shkak të dhunës që ushtronte babai i alkoolizuar. Konkurrenti fajëson veten për kërkesën që i bëri para disa vitesh prindërve të tij për t’u ribashkuar.

”Problemet që kanë nisur në shtëpinë tonë i kam vënë re kur fillova të rritem dhe të kuptoj. Kur isha 10 vjeç kuptova që familja ime nuk ishte si më parë. Im ati nisi alkoolin, nëna vazhdonte të punonte me mish e me shpirt. Po fillonin të më mungonin gjërat elementare. Më mungonte ngrohtësia e babit.

Zënkat vazhdonin, babi ka tentuar shpesh të ngrejë dorën ndaj nënës, është dashur të ndërhyj unë. Mami është detyruar të abortojë dy herë. Ata nuk e dinë që unë e kam kuptuar. Gjithmonë e kam dashur të kem një motër ose një vëlla, por fatkeqësisht nuk ndodhi kështu. Mund të ishim bërë një treshe shumë e bukur. Do të ishin forcë e madhe si për mua, edhe për mamin.

Kur isha në klasën e shtatë, vendosëm për t’u ndarë. U larguam nga qyteti i lindjes dhe erdhëm në Tiranë. Doja që prindërit të ishin bashkë. Pa i thënë mamit, një ditë i hipa autobusit dhe shkova në qytetin e lindjes. Kur shkova atje, e njoftova mamin dhe i thashë që nuk mund të rri pa ju. Më pas u ktheva me babin në Tiranë dhe u bashkua me mamin. Çfarë ka ndodhur më pas, shkaktari i gjithë asaj situate jam unë. Nuk e di si mund t’ia shpërblej mamit atë që unë i kam shkaktuar.

Është histori prekëse dhe nëse do të kishte një titull, unë do ta quaja ‘dashuri dhe shpresë’. Dashuria është ajo, ndërsa shpresa është dëshira që unë kisha që babi të ndryshonte dhe të kishim sërish një familje të shëndoshë.

Pas këtij rrëfimi, Eni mori një përqafim të gjatë nga e ëma që e priste në dhomën e surprizave. Mes lotëve, Eni rrënqethi të gjithë kur përshëndeti të atit dhe tha se pavarësisht të gjithave “e dua sepse është babai im”- tha Eni.

Big Brother VIP Dhuna eni tare
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Agravon debati mes Kiarës dhe Oltës: Je false

14:39 / February 6, 2023

“Olsi me Noçen kanë kryer marrëdhënie brenda shtëpisë së BB”, Luizi i përmend ish-të dashurin Oltës, si reagon ajo

13:17 / February 6, 2023

Luizi dhe Kiara tregojnë planet për të pasur një fëmijë, ndërhyn menjëherë Olta Gixhari 

12:37 / February 6, 2023

Pse fansat e Luizit dhe Efit po bëjnë thirrje që të votoni për Diolën dhe Nitën këtë të martë

09:53 / February 6, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Dialogu Kosovë-Serbi, “dorëzohet” kryeministri Kurti: Pranojmë planin franko-gjerman për krizën

17:29 / February 6, 2023

Sërish alarm për bombë në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë

17:20 / February 6, 2023

Dëshmia e re e Rozeta Dobit: Alda Klosi i ka pasur kutitë me euro që në 2021

16:49 / February 6, 2023

Protestë para banesës së Ramës në Surrel, të rinjtë e FRPD-së: Faktet dolën! Jep dorëheqjen

16:02 / February 6, 2023
Raporto Tani
Te fundit

“Menduam se ishte apokalips…”/ Rrëfimet e banorëve të goditur nga tërmetet në Turqi

17:32 / February 6, 2023

Dialogu Kosovë-Serbi, “dorëzohet” kryeministri Kurti: Pranojmë planin franko-gjerman për krizën

17:29 / February 6, 2023

Sërish alarm për bombë në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë

17:20 / February 6, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.