Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rrefuzohet kërkesa e dy ish-deputetëve të PS, Ndoka dhe Çuko ngelen në burg

16:23 / January 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cuko
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Krimeve të Rënda ka refuzuar kërkesën e dy ish-deputetëve të Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çuko për të hequr masën e sigurisë arrest shtëpie. Dy ish- deputetët e PS, kërkuan heqjen e masës nga Gjykata. Arben Ndoka dhe Arben Çuko u arrestuan gjatë operacionit policor VOL-VO 4 në tetor të vitit 2018.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ndryshoi masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie më 15 nëntor 2018. Arben Ndoka ra në prangat e policisë në 21 tetor gjatë megaoperacionit të policisë “Volvo 4”, pasi nga përgjimet telefonike të prokurorisë ai rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash në zonën e Kunes dhe Ranës e Hedhun në Shëngjin.

Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit. Ndoka akuzohet për “tjetërsim pronash” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Ndërsa Arben Çuko u vendos në pranga krejt rastësisht, teksa në hetim dhe përgjim ishin pjesëtarët e një grupit të Shijakut. Çuko akuzohej se në kohën kur ka qenë në krye të Drejtorisë së Burgjeve ka miratuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi kundrejt ryshfetit 3.000 euro. Çuko akuzohet për “korrupsion pasiv”.

Burg
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abuzuan me fondet shtetërore dhe skemën e ndihmës ekonomike në Elbasan, masa sigurie për 6 zyrtarë

16:02 / June 25, 2026

Franca ndalon cisternën e flotës “fantazmë” Macron: “Ne nuk do të lejojmë që flota fantazmë të anashkalojë sanksionet”

15:27 / June 25, 2026

Ministria e Brendshme shpall “non-grata” Igballe Hudutin/ Kërcënim për vendin!

15:13 / June 25, 2026

Mbi 10 mijë të zhdukur pas tërmeteve shkatërruese në Venezuelë, vijojnë kërkimet nën rrënoja

14:01 / June 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.