Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Rregullat e reja për dyqanet e veshjeve: Klienti nuk duhet t’i provojë më rrobat, maskat e dorezat të detyrueshme

20:06 / April 28, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
koronavirusi 21 0
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kuadër të zbutjes graduale të rregullave të reja, në mesin e të cilave, edhe hapjen e dyqaneve të rrobave, vijnë edhe ndryshimet me të cilat tashmë duhet të mësohen klientët.

Me hapjen e dyqaneve brenda fashës orare deri në 17:30, bizneset janë të detyruara të respektojnë protokollin e sigurisë të vendosur nga qeveria në kuadër të masave higjieno-sanitare për mbrojtjen nga COVID-19.

Sipas këtij protokolli në dyqanet e rrobave duhet që punonjësit të përdorin në çdo moment dorezat mbrojtëse si dhe të jenë të pajisur me maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën.

Në portalin “e-Albania” është publikuar protokolli i masave higjieno sanitare në dyqanet e tregtimit të rrobave me pakicë, ku theksohet se “në hyrje të dyqanit duhet të ketë  higjienizues të duarve për klientët dhe në asnjë rast nuk lejohet kontakti fizik mes punonjësve apo mes palëve të treta furnizues. Klienti duhet të mbajë dorezat dhe maskën mbrojtëse dhe duhet të garantohet e respektohet distanca prej 2 metrash midis klientit dhe personelit të punësuar. Pas veprimeve me cash/karta krediti punonjësit duhet të dezinfektojnë duart”.

“Shitësi i shërben vetëm një klienti në ambient, ndërkohë që të tjerët presin jashtë në radhë me distancë 2 metra nga njëri-tjetri. Po ashtu klienti nuk duhet që t’i provojë rrobat në trup, por mbi rrobat ekzistuese kur është e mundur, e pas blerjes rroba duhet larë fillimisht e pastaj duhet veshur”, theksohet në protokoll.

Po ashtu rekomandohet që subjekti të reklamojë sa më shumë shërbimin “delivery” në adresë.

Ndërsa duhet që të bëhet ajrim i dyqanit sipas mundësisë minimalisht 3 herë në ditë.

“Respektimi i këtyre rregullave është i rëndësishëm në këtë periudhë pandemie botërore dhe duhet që të zbatohet nga shitësi, klienti dhe furnizuesi”, thuhet në protokollin e publikuar në “e-Albania”.

Po ashtu çdo administrator kryen çdo ditë vetëvlerësimin personal dhe të personave të punësuar nëse kanë simptoma të COVID-19. Çdo punonjës/ tregtar është i detyruar të deklarojë nëse ka patur kontakt me persona të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

0db77ba9 d352 4111 b1a8 2e3b164ad632

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OBP hap aplikimet për ekspertë të jashtëm dhe laboratorë të akredituar, afati deri më 1 shtator

20:43 / August 22, 2026

Karakaçi: Shqipëria përmbushi detyrimet në fushën e energjisë!

18:42 / August 21, 2026

Shqipëria përfiton 61 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së, Karakaçi: Rezultat i reformave në energjetikë

15:37 / August 21, 2026

Verifikim digjital për mallrat e akcizës, Shqipëria me sistem modern të pullave fiskale

11:23 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.