Zv.kryeministri Erion Braçe, përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar rregullin e ri të vendosur nga FSHF-ja për ndeshjen me Francën që do luhet në stadiumin “Arena Kombëtare.”
Me anë të një rregulli të padëgjuar ndonjëherë FSHF-ja detyron tifozët që të marrësh një biletë për takimin ndaj Francës, duhet që me detyrim të blesh dhe një me Andorrën.
“A i bletë biletat për Francës? “Me të futme” apo si? Mos harroni, për ata “futbolli s’është për hallexhinj”!,”-shkruan Braçe.
Takimi Shqipëri-Francë luhet më datë 17 nëntor në stadiumin “Arena Kombëtare”, i cili do të inagurohet në këtë sfidë.