Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rregullorja e GJKKO-së që censuron mediat, në “lupën” e OSBE-së: Po vlerësojmë pasojat që mund të sjellë!

16:04 / August 6, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rregullorja e re e GJKKO-së e cila censuron veprimtarinë e medias në pasqyrimin e proceseve gjyqësore, ka përfunduar në ‘lupën’ edhe të OSBE-së. Organizata e cila përfshin 57 vende, ka një përfaqësues të posaçëm për lirinë e Medias.

Prania e OSBE-së në Shqipëri tha për Report TV se është në dijeni të zhvillimeve dhe po e ndjek dhe analizon nga afër situatën. Ajo shpjegoi se po vlerëson në veçanti nëse, dhe në çfarë mase, rregullorja e miratuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin mund të ketë implikime për garancitë e gjykimit të drejtë, procedurat gjyqësore transparente dhe aksesin në media.

OSBE-ja bëri të ditur po ashtu se do të vlerësojë edhe nëse akti i hartuar nga kryetari në detyrë i GJKKO-së Erion Bani, është ose jo në përputhje me legjislacionin vendas në fuqi dhe angazhimet përkatëse të OSBE-së e standardet ndërkombëtare.

Dokumenti i hartuar nga kryetari në detyrë Erion Bani, vendos kufizime dhe ndalime, që praktikisht e pamundësojnë mbulimin mediatik të proceseve gjyqësore në këtë Gjykatë. Publiciteti i seancave nga një rregull kthehet në përjashtim.

Prania e kamerave bëhet thuajse e pamundur, ndërsa gazetarëve, të cilët duhet të kërkojnë leje për ndjekjen e çdo seance, iu hiqet dhe përdorimi i telefonave celularë, si një mjet pune për transmetimin në kohë reale përmes mesazheve me tekst, të informacioneve nga seancat.

censuron GJKKO mediat OSBE Rregullorja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reforma Territoriale/ Udhëzimi i PD për degët: Strukturat në degë të mblidhen urgjentisht brenda javës, për të kundërshtuar draftin e PS

14:53 / August 6, 2026

Rama shpjegon dokumentin “Besa”: Besim, Empati, Shërbim dhe Angazhim për mandatin e katërt

14:10 / August 6, 2026

Mbyllet seanca e Kuvendit të Kosovës/Kurti kërkon më shumë kohë për konsultime, nuk propozon kandidat për kryetar të Kuvendit

12:14 / August 6, 2026

Hagë: Më 10 shtator nisin deklaratat përmbyllëse në gjyqin ndaj Hashim Thaçit dhe katër të akuzuarve për pengim të drejtësisë

12:07 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.