Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rregullorja e re/ Avokatët bojkot pa afat për gjyqet në GJKKO: Ndalimi i celularit na cenon punën

15:56 / September 8, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokatët kanë vendosur bojkot pa afat të seancave gjyqësore në GJKKO, në kundërshtim të rregullores së re që, përveç kufizimeve ndaj mediave, nuk lejon as përdorimin e celularëve nga mbrojtësit gjatë gjyqeve.

Vendimi u mor nga Këshilli i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, pas mungesës së një reagimi nga Gjykata e Posaçme ndaj kërkesës së avokatëve për rishikimin e rregullores dhe ka hyrë në fuqi duke hyrë nga ky moment. 

“Për avokatët që nuk zbatojnë bojkotin do të ketë masa disiplinore”, tha Këshilli i Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Dhoma Kombëtare e Avokatisë i bëri kërkesë GJKKO që të pezullojnë menjëherë rregulloren e re dhe avokatët të mbajnë celular në sallën e gjyqit.

“Pezulloni menjëherë rregulloren e re. Na garantoni të drejtën për të mbajtur celular në sallë. KLGJ të ndërhyjë për pezullimin e rregullores së re”, thanë ata.

Një ndër kundërshtuesit më të mëdhenj të kësaj rregulloreje është kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia. Më 1 shtator, ditën që rregullorja hyri në fuqi, ai i dorëzoi një kërkesë Gjykatës së Posaçme për rishikimin e dispozitave që prekin komunitetin e avokatëve.

Sipas avokatëve, moslejimi i celularëve në seanca prek drejtpërdrejt ushtrimin e profesionit të tyre.

“Duke parë fashën që ka kjo Gjykatë dhe veprat penale që gjykon, dihet që ne nuk futemi në preferencën e kësaj gjykate. Kjo nuk duhet të përçohet në këtë lloj forme. Unë kam qenë viktimë e Gjykatës së Posaçme dhe kam pasur mbështetjen e Dhomës së Avokatisë. Ne kemi një pozicion ndryshe dhe nuk mund të na trajtojnë në këtë lloj forme. Po ashtu edhe kontrollet që bëhen, mendoj të shmangen. Kjo rregullore është bërë vetëm për të ngushtuar punën e avokatëve. Nëse nuk ka një reflektim nga Gjykata e Posaçme do të fillojmë me bojkot, nuk ka asnjë negociatë”, tha një avokat.

Edhe mediat, si dhe organizatat ndërkombëtare të gazetarëve, kanë kundërshtuar rregulloren, duke argumentuar se ajo cenon të drejtën e informimit.

avokatet Bojkot celulerit GJKKO gjyqet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama me dy objektiva për teknologjinë: 1 mld € eksporte brenda dekadës dhe më pak varësi nga tenderat

14:30 / September 8, 2026

“Aplikimet në e-Albania rriten me 40 përqind”/ Rama: Programi i AI i detyruar për administratën

14:27 / September 8, 2026

Zhvillimi i teknologjisë përmes “AI”/ Rama: Po përgatitemi për një program kombëtar, rritje pagash domethënëse në këtë sektor

14:24 / September 8, 2026

Lamallari: Rishikojmë kriterin e moshës për pranimin në shërbimin zjarrfikës

13:49 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.