Një nga aktorët më të njohur turk Burak Özçivit, duket se po kalon disa probleme me drejtësinë. Aktori i cili rrëmbet zemrat e të gjithë shqiptarëve me rolin e Osmanit në telenovelën me po këtë titull është kallëzuar penalisht nga 4 punonjës të serialit televiziv pasi ai i ka ofenduar rëndë gjatë xhirimeve të serilait.
Një prej punjonjësve ka treguar se aktori ka mallkuar stafin dhe asnjë nuk mund të thoshte asnjë fjalë për këtë.
“Në ditën e incidentit Burak, aktori kryesor i serialit, doli nga çadra ku ishte dhe mallkoi drejt stafit të xhirimit, duke na parë në sy një nga një. Pastaj ai u largua. Ai u kthye menjëherë dhe tha përsëri të njëjtat mallkime. Kur punëtorët e grupit dëgjuan mallkimet e tij, ata u tronditën dhe askush nuk foli”- është shprehur punonjësi i serialit.
Zyra e Kryeprokurorit ka nisur një hetim kundër Burak me akuzën e “Fyerjes publike të më shumë se një personi” shkruajnë mediat turke.
Vetë Burak ka reaguar në lidhje me këto deklarata të cilat i ka quajtur mos marrëveshje dhe të ekzagjëruara nga punonjësit.
“Unë i njoh njerëzit e përmendur si ankues sepse ata janë ekuipazhi i serisë televizive ‘Osmani’. Sigurisht që nuk i kam fyer siç pretendojnë. Është e vërtetë që mjedisi është stresues. Por asnjë sharje apo fyerje nuk doli kurrë nga goja ime. Kushdo që më njeh mirë e di që unë nuk jam një person që mund t’i shqiptoj këto mallkime. “- ka thënë ai.