Pasi priti të gjithë të ftuarit në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, kryeministri Edi Rama u ndal me liderët e Europës në Kryeministri ku dha një mesazh përmes artit.
Artistët folën me gjuhën e trupit në hollin e kryeministrisë. Mesazhet vinin përmes koreografisë moderne të koreografit shqiptar të njohur në të gjithë botën, Angjelin Preljocajt. Edhe balerinët që interpretuan janë të huaj, artistë të zgjedhur nga kompania e baletit Preljocaj.
Ata kanë udhëtuar nga Franca për të interpretuar më herët në Teatrin e Operas dhe Baletit, por janë ndalur këtë herë edhe në kryeministri.
