Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rrënqeth e motra e viktimës: Fëmija do të lindte sot, doli për të blerë bukë dhe u vra. U dhunonte

13:18 / December 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 collage 47 1669839927
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hamide Magashi u vra në oborrin e maternitetit të Prishtinës, dhe kjo ngjarje ka detaje rrënqethëse dhe të forta emocionale. Motra e viktimës në një gjendje të rëndë emocionale, tregon se 35-vjeçarja ishte shtruar në maternitet dhe se foshnja do të vinte në jetë sot. Burbuqe Brahimi ka bërë të ditur se e ndjera ka qenë vetëm 3 muaj e martuar me Sokol Halilin, dhe gjatë kësaj periudhe ka qenë pre e dhunës fizike dhe psiqike nga bashkëshorti i saj.

“Motra ime ka qenë vetëm tre muaj e martuar. Ish-burri vinte te shtëpia jonë. Ne jemi vetëm motra pa prind e vëlla. Ai i ka thënë s’ke çka shkon në shtëpi të babës se nuk e ke askënd. Kemi shkuar se ka pasur dhunë, e kanë rre, e kanë maltretua, e kanë shti brenda, me armë i kanë rënë në kokë, krejt trupin e ka pas të plogësht, krejt e mavitë ka qenë, se kanë lanë me ardh në Llugagji kurrë te shtëpia e babës këtu, kurrë hiç hiç me u bashku me motra”.

Ajo ka thënë se i dyshuari kishte kërkuar që fëmija pas lindjes do ta merrte ai, si edhe tregon se kanë lajmëruar policinë për këtë rast, por që nuk kanë marrë ndonjë ndihmë.

“Sot në mëngjes ka pas me lind, edhe pasi të lindte fëmija, ka pas me ia dhënë ish-burrit. E kemi lajmërua rastin edhe në Polici më herët, por na kanë thënë keni mbrojtje, por askush kurrë nuk ka ardhë me këqyr”, ka vijuar Brahimi.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së nga bashkëshorti i saj ka thënë se “në momentin që do të verifikohet dështimi institucional, do të ketë dorëheqje dhe shkarkim”, teksa ka shtuar se po të merrej më shumë prokuroria me këtë rast, do të ishte parandaluar kjo vrasje tragjike.

Hamide Magashi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.