Ka shkuar në 13 numri i personave të zhdukur në ishullin italian të pushimeve Ischia pas një rrëshqitjeje të shkaktuar nga shiu i dendur.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se një stuhi shiu që filloi në orën 04:00 shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje dheu në ishull.
Ai tha se kërkimet ishin duke u zhvilluar për çdo person të zhdukur në Casamicciola Terme, një nga gjashtë qytetet e vogla të Ischia, një ishull vullkanik.
Mësohet se si pasojë e rrëshqitjeve një shtëpi u shkatërrua ndërkohë makina të shumta përfunduan në det.
Rrëshqitja e dheut thuhet se ka shkaktuar dëme të mëdha në zonën Casamicciola dhe Lacco Ameno.
