Masiv gurësh kanë bllokuar aksin rrugor Tepelenë- Nivicë këtë të premte duke paralizuar qarkullimin e njeërzve dhe mjeteve.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Lekdush. Shkak për këtë është bërë moti i keq, dhe reshjet e vazhdueshme të shirave, ndërkohë që pritet dhe ndërhyrja e bashkisë së Tepelenës.