Maturantët i janë rikthyer sot bankave por në kushte të rrepta sigurie dhe higjiene. Pas rreshtimit në distancë në oborret e shkollave, më pas kontrollit të temperaturës dhe klasave të posaçme me numër të kufizuar nxënësish ku në çdo bankë ishte vendosur dhe nga një dezinfektues, nisi dhe mësimi.