Edi Reja u shfaq ditën e sotmë ne konferencën për shtyp, ku zbuloi listën e lojtarëve dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Ai ishte i shqetësuar për gjendjen fizike të lojtarëve, pasi shumica prej tyre kanë ndërruar ekip dhe nuk kanë luajtur rregullisht. Trajneri gjatë fjalës së tij zbuloi edhe se lojtarë si Manaj, Dermaku, Memolla apo Abrashi do të ndryshojnë ekip në këto ditë të fundit të merkatos europiane.
“Rreth 10 lojtarë mund të ndryshojnë ekip dhe pres fundin e merkatos për të patur një panoramë më të qartë se ku do luajnë lojtarët dhe ndoshta do jem më i qetë. Disa lojtarë kanë lëvizur dhe për fat të keq nuk kanë luajtur dhe nuk e si se në çfarë forme fizike janë sepse nuk kanë bërë ndeshje. Gjthashtu Manaj pret të ndryshojë ekip sa më shpejt, por edhe ai nuk ka luajtur.
Është një moment i veçantë dhe i vështirë sepse i kemi lojtarët të shpërndarë në të gjitha vendet. Nuk jemi si Italia për shembull, që i ka të gjithë aty dhe nuk ka probleme të tilla. Përballemi me Lituaninë dhe Kazakistanin, që janë skuadra që nuk e kanë një problem të tillë, janë lojtarë që luajnë rregullisht në kampionatet e tyre, janë në formë të mirë dhe janë ndryshe nga ne.
Bare sapo është transferuar dhe nuk ka luajtur. Gjasula gjithashtu ka ndryshuar skuadër. Pothuajse të gjithë lojtarët kanë ndryshuar skuadër gjatë kësaj merkatoje Vetëm portierët nuk e kanë bërë. E njëjta gjë edhe Dermaku, që pritet të ndryshojë. Edhe Mihaj e Veseli gjithashtu. Kumbulla ka ndryshuar skuadër këtë verë. Abrashi e Memolla mund ta bëjnë këtë. Lenjani është transferuar javën e shkuar.
Po jetojmë moment të vështirë. Lojtarët nuk janë në formën e duhur dhe është një moment shumë i vështrë për të punuar. Do ulem dhe do flas me skuadrën për të parë gjendjen dhe dhe do mundohem të kemi një ekip sa më të bashkuar dhe tonifikuar në këto ndeshje. Kur mungon Hysaj, kapiten është Berisha është e zgjidhut kjo pjesë.
Edhe Cikalleshin e shoh si një kandidat për kapiten në skuadër, pasi ka mjaft ndikim në fushë dhe luan prej vitesh me kombëtaren. Lojtarët kanë votuar dhe kanë zgjedhur Hysajn. Ata vendosin vetë. Me Cikalleshin kam folur, nuk është në gjendjen e tij më të mirë, ka luajtur në ndeshjet e fundit, por jo me minuta të plota. Nëse vazhdon të luajë rregullisht, sigurisht që do jetë pjesë e kombëtares në ndeshjet e nëntorit”, u shpreh Reja
