Gati 200 mijë njerëz janë larguar nga Gaza veriore që nga 5 nëntori, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).
“Rreth 200,000 kanë lëvizur që nga 5 nëntori përmes një “korridori” të hapur nga ushtria izraelite, sipas monitorimit të OCHA”, tha organizata në një raport të botuar të martën.
Organizata thotë se ushtria izraelite ka operuar një sërë korridoresh humanitare, të cilat po u mundësojnë njerëzve në Gazën veriore të lëvizin të sigurt në jug.
