Më shumë se 40 persona humbën jetën nga flakët që përfshinë Mesdheun, ndërsa mijëra pushues e banorë u evakuuan.
Greqia po përgatitet për më shumë fluturime evakuimi nga Rodosi, pasi zjarret nuk janë frenuar në ishujt e Korfuzit dhe Evias.
Vala e të nxehtit që ka mbërthyer shtetin grek nuk po zbutet dhe temperaturat pritet të rriten mbi 44 gradë Celsius.
Numri më i madh i të vdekurve deri më tani është në Algjeri, ku mes 34 viktimave ishin 10 ushtarë të rrethuar nga flakët gjatë evakuimit. Bejaia është zona më e prekur ku humbën jetën 23 persona, sipas mediave lokale.
Zjarret përfshiu edhe Tunizinë fqinje, ku 300 persona duhej të evakuoheshin nga fshati bregdetar Melloula.
Në ishullin Rodos, më shumë se 20 mijë njerëz janë evakuuar nga shtëpitë dhe vendpushimet e tyre në jug ditët e fundit.