Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Rreth 83 mijë regjistrime të reja deri në tetor, shqiptarët po blejnë më shumë makina koreane

13:05 / November 13, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3705
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tregu shqiptar i automjeteve po përjeton një rritje të dukshme dhe një transformim të qëndrueshëm në strukturë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), gjatë periudhës janar–tetor 2025, janë regjistruar për herë të parë 82,814 mjete.

Nga totali i mjeteve të regjistruara, 67,603 janë autovetura, duke përbërë 81.6% të totalit.

Ky raport tregon qartë se segmenti i mjeteve për përdorim personal mbetet më dinamik, ndërsa tregu i automjeteve komerciale dhe transportit po ndjek një ritëm më të moderuar.

Rritja e numrit të autoveturave përkon me shtimin e flotës së mjeteve hibride dhe elektrike, që po fitojnë terren në tregun vendas falë politikave fiskale lehtësuese dhe ndërgjegjësimit në rritje për ndikimin mjedisor të transportit.

Gjatë muajit tetor 2025, në vend janë regjistruar mjete me origjinë nga një gamë e gjerë vendesh prodhuese, duke reflektuar diversifikimin e burimeve të importit dhe zgjedhjet gjithnjë e më të ndryshme të konsumatorëve shqiptarë.

Shtetet kryesore të origjinës së mjeteve të regjistruara janë:

• Republika e Koresë – 21.4%

• Italia – 15.5%

• Gjermania – 15.5%

• Kina – 8.7%

• Zvicra – 8.4%

• Shtetet e Bashkuara të Amerikës – 8%

Kjo shpërndarje tregon se Koreja e Jugut ka marrë kryesimin si vendi me më shumë mjete të reja të importuara në Shqipëri, duke reflektuar rritjen e popullaritetit të markave aziatike për shkak të efikasitetit energjetik dhe raportit cilësi–çmim.

Ndërkohë, Italia dhe Gjermania mbeten burime tradicionale të importit të automjeteve në tregun shqiptar, ndërsa Kina po fiton terren si furnizues i automjeteve elektrike dhe mjeteve inteligjente.

Të dhënat e DPSHTRR nënvizojnë se rritja e ndjeshme e regjistrimeve pasqyron jo vetëm kërkesën në rritje për mjete të reja, por edhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe standardeve të kontrollit teknik. /ekofin.al

koreja Makina regjistrime shqiptarët
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.