Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rrezik në aksin Lezhë–Shkodër/ Dëmtohen automjetet pranë Urës së Dajçit nga kanali i hapur

22:00 / July 7, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ura e dajcit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një problem në infrastrukturën rrugore po krijon rrezik për drejtuesit e automjeteve në aksin nacional Lezhë–Shkodër. Pranë Urës së Dajçit, në pikën ku ura bashkohet me rrugën, mungon një element metalik i konstruksionit, duke krijuar një kanal që vështirëson kalimin e mjeteve.

Prej dy ditësh, shumë automjete që kalojnë në këtë segment kanë pësuar çarje gomash dhe dëmtime të tjera për shkak të defektit në rrugë.

Për të shmangur aksidentet dhe për të paralajmëruar drejtuesit e mjeteve, në zonë është vendosur një patrullë e Policisë Rrugore, e cila po sinjalizon rrezikun dhe po orienton qarkullimin.

Sipas informacioneve, Policia ka kërkuar ndërhyrje urgjente për riparimin e segmentit të dëmtuar, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë për eliminimin e problemit.

Ndërkohë, drejtuesit e mjeteve që lëvizin në aksin Lezhë–Shkodër këshillohen të ulin shpejtësinë dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit pranë Urës së Dajçit, deri në riparimin e plotë të dëmtimit.

DAJCI Lezhe rrezik Shkoder ura
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura pret në takim ambasadorin amerikan Eric Wendt

22:34 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

Klevis Balliu përfundon në Lanë, filmohet i qullosur duke dalë me vrap

21:55 / October 16, 2026

Drejtori për Rendin në Policinë e Shtetit: 120 efektivë të lënduar në vend

15:09 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.