Deputeti Ligoraq Karamelo ngriti në Kuvend shqetësimin se pyjet shqiptare kanë dëmtime serioze nga insekti i njohur si procesionarja.
Por ministri i Mjedisit, Blendi Klosi tha se janë prekur 150 mijë hektarë pyje, dhe shpjegoi rrugën si shpëtohet prej tij.
Ai tha se më efikasja është prodhimi i insektit që e vret dhe e eliminon atë fenomen. Pikërisht për këtë insekt, institucionet shqiptare po bashkëpunojnë me Turqinë për të sjellë për të luftuar në muajt e pranverës.
Ligoraq Karamelo replikoi duke thënë se ky virus, pra procesionarja, prek alergjikët, gjendja e të cilëve nëse acarohet mund të verbojë njerëzit.
Por Klosi qetësoi deputetin duke thënë se pyjet në pranverë do të jenë sërish të gjelbra, pasi kjo sëmundje i dëmton, por nuk i than.
“E vlerësoj të gjithë atë që tha deputeti, e vlerësoj se u tregua shumë i mirë me mua. Problemet e pyjeve janë shumë të mëdha dhe kjo nuk mjafton. Por problemi është ndjekur që në ditën e parë. Është një cikël jete, por nuk do të thotë se kjo të dëmtojë pyetjet. Në pranverë ato pyje do të jenë sërish të gjelbra, nuk do të shuhen masivet. Presim që të vijnë ato larvat nga Turqia” përfundoi ai.