Bashkia e Tiranës ka nisur prej disa javësh aksionin për prishjen e objekteve, të cilat kanë pësuar dëme nga tërmeti i 26 nëntorit dhe që përbëjnë rrezik për qytetarët.
Ekipet e posaçme të Bashkisë së Tiranës kanë nisur operacionin e radhës për çmonitmin e një strukture gjigande metalike në “Qytet Studenti”.
Kjo strukturë e amortizuar paraqet rrezik për familjet, shtëpite e të cilave gjenden në perimetër të afërt me objektin.
Disa javë më parë po në këtë zonë, është prishur një oxhak industrial, ndërkohë që ngjitur me të janë ndërtuar edhe vila 3-katëshe.
Kryetari i Bashkisë, Veliaj tha se oxhaku industrial i krisur përbënte rrezik shembje e duhej rrëzuar nga Bashkia Tiranës.