Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Rrezikon jetën, Franc Bekenbauer i shpëton burgut nga vendimi i mjekëve

23:03 / July 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bekembauer
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Franc Bekenbauer rrezikon jetën nga emocionet e tepërta dhe situata e tij shëndetësore është ajo që për momentin duket se po e mban larg burgut. Legjenda e futbollit gjerman akuzohet prej vitesh se ka qenë pjesë e grupit që organizoi blerjen e votave për të siguruar zhvillimin e Botërorit 2006.

Prokuroria zvicerane hetoi për disa vite me radhë dhe bëri gati dosjen, e cila për shumëkënd tregonte se si Federata Gjermane kishte shpërndarë miliona euro nëpërmjet sponsorëve për të siguruar votat e nevojshme për organizimin e Botërorit, me Franc Bekenbauer pjesë të komitetit organizator.

Por avokatët e Bekenbauer kanë paraqitur dokumente mjekësore të cilat tregojnë se çdo lloj emocioni i fortë, si ai që prodhojnë sallat e gjyqeve, do të kërcënonte seriozisht jetën e Bekenbauer. Gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar ndjeshëm që nga muaji prill dhe sipas diagnozave, edhe kujtesa dhe arsyetimi janë dëmtuar, pasi ka kaluar infarkt. Ndaj është kërkuar që ai të mos merret në pyetje.

Si rrjedhojë, Bekenbauer i cili shihej si një prej protagonistëve kryesorë, tani mund t’ia hedhë pa u lagur nga kjo mesele. Hetuesit kanë kërkuar dokumentacione shtesë për gjendjen e tij, por njëkohësisht kanë bërë të ditur se gjykimi i tij mund të ndahet nga të tjerët që akuzohen se kanë marrë pjesë në dhënien e ryshfeteve.

burgun jeten rrezikon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Pasi propozoi dhe miratoi burgun për parkimet, Lamallari apelon: Të ndahemi nga mendësia dhe politika e ashpër penale

20:39 / January 29, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.