Tajvani ka zbuluar nëndetësen e tij të parë të prodhuar në vazhdën e masave të marra për të forcuar mbrojtjen në rast të një sulmi të mundshëm kinez. Presidentja Tsai Ing-wen kryesoi ceremoninë e nisjes në qytetin port të Kaohsiung të enjten.
Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se Kina i ka aftësitë ushtarake për të nisur një pushtim brenda viteve të ardhshme. Tajvani është ishull vetëqeverisës të cilin Kina e konsideron si provincë renegate dhe është zotuar ta rimarrë një ditë. “Historia do ta kujtojë përgjithmonë këtë ditë,” tha zonja Tsai teksa qëndronte përpara nëndetëses së lartë të mbështjellë me emblemën e flamurit të Tajvanit.
Ajo shtoi se ideja e një nëndetëse të prodhuar në vend ishte konsideruar më parë si një detyrë e pamundur, por mesa duket tashmë është realitet. Sipas zyrtarëve ushtarakë, nëndetësja që ka kushtuar 1.54 miliardë dollarë dhe funksionon me energji elektrike dhe naftë, do t’i nënshtrohet disa testeve dhe do t’i dorëzohet marinës deri në fund të vitit 2024.