Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Rreziku nga paratë e pista, shtrëngohen kriteret për mikrofinancën

13:15 / September 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
home banking
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përmes një ndërhyrje në Rregulloren për licencimin e Shoqërive të Kursim-Kreditit, Banka e Shqipërisë ka shtrënguar kriteret për transparencën e fondeve të këtyre subjekteve. Ndryshimi parashikojnë mbajtjen në dosje të veçanta të historikut penal, si dhe identitetit të anëtarëve të SHKK-ve për çdo shtesë kapitali, edhe ato të voglat deri në 100 mijë lekë.

Në rregulloren “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së shoqërive të kursim-kreditit dhe të unioneve të tyre”, miratuar me vendimin e Këshillit Mbikëqyrës nr. 104, datë 5.10.2016, të ndryshuar, të bëhet ndryshimi i mëposhtëm:i.   Në   nenin   5,   pika   8/1   ndryshon   sipas përmbajtjes së mëposhtme:“8/1.  SHKK-ja,  për  çdo  pagesë  dhe/ose  shtesë  të kapitalit nga çdo anëtar dhe/ose fondet e donatorëve nën vlerën 100,000 lekë, përveç kontributeve që shërbejnë si kusht për anëtarësimin në SHKK, siguron dhe mban në dosje të veçanta dokumentacionin  e  parashikuar  në  shkronjën  “f”,  nënpika “iii” ose në shkronjën “g”, nënpika “iii” të pikës 2, të nenit 6 të kësaj rregulloreje.

Më specifikisht, ndryshimi i parë parashikon që në dosje të pasqyrohen të dhënat nëse personi nuk është në ndjekje penale, nëse nuk është në proces gjykimi për vepra penale, si dhe që nuk vuan ndonjë dënim. Në dosje duhet të vërtetohet gjithashtu edhe që personi nuk është objekt i procedurave të ekzekutimit të detyrushëm (nga Zyra e Përmbarimit Gjyqësor).

Ndryshimi tjetër ka të bëjë me anëtarët që nuk janë subjekte juridike, por individë. Në këtë rast në dosje do të depozitohet dokumenti i identifikimit (emër, mbiemër, kombësia, shtetësia) dhe adresa e saktë e vendbanimit.

Shoqëritë e Kursim-Kreditit kanë si objekt kryesor të veprimtarisë pranimin e depozitave dhe dhënien e kredive ndaj anëtarëve të tyre. Por përveç kësaj, me miratimin e Bankës së Shqipërisë, SHKK-ja mund të ushtrojë edhe veprimtari të tjera financiare të mëposhtme, si këmbimin valutor apo qira financiare.

financ kredi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

15:59 / July 12, 2026

Qeveria rishikon kuadrin makroekonomik/ Në 2027-ën vendi del në tregjet e huaja, do kërkojë eurobond 650 mln euro

14:58 / July 12, 2026

Si do të llogaritet fatura e re për taksën e pronës dhe lehtësitë për shtëpitë e para

12:58 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.