Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Rrëzimi i avionit në Brazil. Dyshimet e para

13:01 / August 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8025
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas tronditjes që shkaktoi rrëzimi i një avioni me 61 persona në bord në një zonë banimi të Vinhedo, një qytet në shtetin brazilian të Sao Paulo, tani autoritetet po përpiqen të zbulojnë arsyet e tragjedisë.

Aksidentit nuk i mbijetoi asnjë nga 57 pasagjerët dhe 4 anëtarët e ekuipazhit në bord. Rrëzimi i tij dhe zjarri që e pasoi  shkaktuan dëme në një shtëpi në një kompleks banimi por jo viktima në mesin e atyre që ndodheshin në atë moment në zonën e përplasjes së ATR 72-500. Sipas zyrtarëve, hipoteza më e mundshme deri tani është ajo e akullit. Rezulton të ketë pasur një paralajmërim meteorologjik për akull në lartësinë deri në 6.400 metra mbi nivelin e detit dhe përpara aksidentit, ATR po fluturonte në 5.200 metra lartësi, sipas mediave të huaja.

Akulli është i rrezikshëm sepse përveçse rëndon avionin, ai nxjerr jashtë funksionit edhe disa prej sistemeve të tij. Një ekspert i aviacionit civil sakaq, kapiteni Ross Aimer, mendon se duhet parë edhe mundësia e një problem në motor, një keqfunksionim i pajisjeve të fluturimit apo humbja e një pjese të rëndësishëm të avionit në ajër, si psh rënia e një pjese të krahut.

Një video-regjistrim i postuar në rrjetet sociale tregoi pamjet e një avioni, si duket të prodhimit ‘ATR’, ndërsa humb kontrollin dhe bie në afërsi të disa shtëpive. Sasi të madhe tymi u ngritën pas rrëzimit të tij.

Vlerësimet e para teknike flasin për një “rrotullim të sheshtë”, te mjetit, një dinamikë kjo në  të cilën avioni rrotullohet rreth vetes, ndërsa hunda dhe bishti rrotullohen rreth një boshti horizontal, pa iu përgjigjur ndërhyrjes së pilotëve. Sipas ekspertëve, një situatë e tillë lë shumë pak kohënë dispozicion për të reaguar.

avioni Brazil
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kosova zgjedh Presidenten e re, Justina Shiroka Pula betohet si kryetare e shtetit pas marrëveshjes Vetëvendosje-PDK në minutat e fundit

08:35 / October 7, 2026

“Prania Besnike”/ Rama publikon pamjet nga takimi i përjavshëm: Buxheti 2027 do të prekë tavanin rekord të 10 miliardë eurove

08:33 / October 7, 2026

Ekstradohet nga Italia në Kosovë personi i kërkuar nga Interpoli, ja për çfarë akuzohet

22:41 / October 6, 2026

Kreu i PDK-së refuzon propozimin e Kurtit për zgjedhjen e kreut të shtetit, Hamza: Nuk ka president pa marrëveshje

22:01 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.