Një aeroplan është rrëzuar gjatë zbarkimit në aeroportin e kryeqytetit të Somalisë. Fatmirësisht, në mesin e 36 personave që ndodheshin bord nuk pati asnjë viktimë.
Pamjet dramatike të xhiruara pranë aeroportit në Mogadishu tregojnë tymin e zi të dendur që ngrihet rreth vendit të ngjarjes.
Aeroplani i përkiste Jubba Airëays dhe ishte një fluturim i brendshëm nga qyteti i Baidoa-s për në kryeqytet.
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit.