Një vajzë 5-vjeçare ka humbur jetën pasi një avion nga ekipi i Frecce Tricolori të Forcave Ajrore Italiane u rrëzua në zonën e aeroportit Caselle të Torinos të shtunën. Sakaq, vëllai dhe prindërit kanë mbetur të plagosur.
Sipas mediave italiane, avioni i ekipit italian u rrëzua të shtunën gjatë një stërvitjeje jashtë qytetit verior të Torinos.
Raportohet se avioni goditi një makinë me të cilën po udhëtonte një familje, duke vrarë vajzën e mitur.