Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar me votat e maxhorancës dekretin e kreut të shtetit Ilir Meta për privatizimet.
Në mbledhjen e sotme janë parashikuar katër dekrete të kthyera nga kreu i shtetit. Edhe pse deputetët e rinj votuan pro dekretit të Metës, ai u rrëzua me votat e maxhorancës.
Lexo edhe- Meta kthen për rishqyrtim “Privatizimet”
Sipas deputetëve të maxhorancës argumentet e kreut të shtetit nuk janë të vlefshme.
Por mbledhja e parë e komisionit të Ekonomisë ka nisur me debate mes kreut të komisionit Arben Ahmetaj dhe deputetit të ri, Alban Zeneli. Ky i fundit po fliste me zë të lartë në këmbë dhe në këtë situatë kreu i komisionit ndërpret mbledhjen.
