Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rrëzohet helikopteri në Alaksë, vdes njeriu më i pasur i Çekisë

12:25 / March 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cek1 768x445 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Biznesmeni më i pasur i Republikës së Çekisë, Petr Kellner, ka vdekur pas rrëzimit të një helikopteri në Alaskë, njoftoi grupi i tij financiar PPF.

“PPF njofton me trishtim të madh, se më 27 mars 2021, aksionari kryesor i PPF-së, Petr Kellner vdiq tragjikisht në një aksident me helikopter në malet e Alaskës”, tha grupi përmes një deklarate të shkurtër më 29 mars.

Hetimet për aksidentin, në të cilin humbën jetën pesë persona, po vazhdojnë. Mediat amerikane më herët raportuan se ata humbën jetën pasi helikopteri i tyre u rrëzua gjatë një ekskursioni afër akullnajës Knik në Alaskë, shkruan Rel.

Përveç biznesmenit çek, në aksident janë vrarë Benjamin Larochaix, gjithashtu nga Republika Çeke, dy nga udhëzuesit e ekskurzionit dhe piloti i helikopterit, raportuan mediat duke cituar zyrtarët.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fpersoni me i pasur i cekise vdes nga rrezimi i helikopterit ne alaske%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

Trupat e shtetit të Alaskës thanë se një person ka mbijetuar dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore, por të qëndrueshme. Kellner, 56 vjeç, filloi të bëhej i pasur në vitet 1990 përmes një fondi investimesh, të cilin ai e përdori për të blerë kompaninë më të madhe të sigurimeve të vendit.

Revista Forbes ka vlerësuar se ai posedonte pasuri në vlerë prej 17.5 miliardë dollarë.

Në tetor të vitit 2020, Kellner kishte blerë Ndërmarrjet e Medias të Evropës Qendrore, një rrjet i madh transmetues evropian, në vlerë 1.1 miliard dollarë. Pas blerjes, në Çeki u ngritën shqetësime se ky rrjet mund të humbasë pavarësinë editoriale.

Grupi PPF ka investuar në fushën e telekomunikacionit, prodhimit, medias dhe inxhinierisë në biznese kryesisht në Evropë, Azi dhe Shtetet e Bashkuara. Më 2018, PFF u bë pronari i vetëm i aseteve të telekomunikacionit “Telenor” në Serbi, Mal të Zi, Bullgari dhe Hungari.

Në mesin e vitit 2020 pasuritë e kësaj koorporate arritën vlerën gati 52 miliardë dollarë. Grupi përbëhet nga Home Credit International, huadhënësi më i madh jobankar në botë, me aktivitete të gjëra në tregjet ruse dhe kineze.

Kryeministri çek, Andrej Babis, ngushëlloi familjen Kellner, duke thënë se kjo është një “tragjedi e pabesueshme”. Vajza e Kellner, Anna Kellnerova, tha se varrimi i tij do të mbahet “vetëm me anëtarët e ngushtë të familjes”.

Grupi i tij financiar, PPF, ka dhuruar miliona aparate për frymëmarrje, maska dhe mijëra teste të koronavirusit për të ndihmuar përballjen e vendit me pandeminë e koronavirusit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta masive në Francë, policia përdor gaz lotsjellës ndaj nxënësve: Mbi 250 mijë persona në rrugë

11:15 / October 7, 2026

Rusia e hapur për takim Putin-Trump-Xi në samitin e APEC në Kinë

10:23 / October 7, 2026

Profil | Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës

09:50 / October 7, 2026

Ministri Hoxha, uron presidenten e re të Kosovës: Dëshmi e pjekurisë së institucioneve demokratike

09:24 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.