Një avion ukrainas Boeing-737 me 179 pasagjerë në bord është rrëzuar në Iran. Gjysmëhëna e kuqe iraniane thotë se nuk ka shanse të gjejnë të mbijetuar.
Avioni i Linjës Ndërkombëtare të Fluturime të Ukrainës u rrëzua sapo u ngrit nga Aeroporti Imam Khomeini i Teheranit, thotë agjencia iraniane e lajmeve Fars.
Destinacioni i tij ishte kryeqyteti ukrainas, Kievi, dhe qeveria ukrainase bëri të ditur se është ngritur një grup hetimi për rrëzimin. Presidenti Volodymyr Zelensky la përgjysmë vizitën e tij zyrtar në Oman duke u kthyer në Kiev, thuhet në një njoftim.
“Ngushëllimet e mia të gjithë të afërmve dhe miqve të të gjithë pasagjerëve dhe ekuipazhit”, thotë ai në deklaratë.
Mbetet ende e paqartë nëse incidenti ka lidhje me përballjen Iran-SHAB
