Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Rriten ndjeshëm kostot e ndërtimit, prodhimit dhe materialeve të importit

17:52 / September 7, 20225 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pune ndertim 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kostot e ndërtimit kanë vijuar rritjen e ndjeshme dhe në tremujorin e dytë të vitit, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Duke sinjalizuar për një vazhdim të rritjes së çmimeve të apartamenteve. E njëjta tendencë është shënuar dhe për prodhuesit, që po shohin kosto 20.5% më të shtrenjta se në tremujorin e dytë 2021. Ndërsa është ngadalësuar rritja e çmimeve të importit në tremujorin e dytë 2022, sërish mbeten 10.7% më të larta se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Kjo tendencë sinjalizon se konsumatorët do të vijojnë të përballen me çmime të larta, pasi kostot e rritura nga bizneset do të transferohen në çmimin final për prodhimet që kanë destinacion tregun vendas, apo për shitjen e apartamenteve.

Kostot e ndërtimit rritje e pandalshme

Sipas INSTAT, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, në tremujorin e dytë 2022 arriti 107,8 kundrejt tremujorit të katërt 2020 si periudha bazë. Ndryshimi vjetor i Indeksit të Kushtimit në Ndërtim në tremujorin e dytë 2022 është 6,2%, një vit më parë ky ndryshim ishte 1,3%. Tendenca është ndikuar nga shtrenjtimi i energjisë elektrike dhe lëndëve të para.

Sipas INSTAT, Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime energjie” me 15,5%, pasuar nga grupet, “Kosto të tjera” me 6,7%, “Shpenzime materiale” me 6,6%, “Shpenzime makinerie” me 4,1%, “Shpenzime për paga” me 2,9% dhe “Shpenzime transporti” me 1,2%. Brenda grupit “ Shpenzime materiale”, indekset e nëngrupit “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi”, shënuan rritjen më të madhe me 7,8%, pasuar nga nëngrupi “Materiale ndërtimi” me 6,9% dhe “Materiale elektrike dhe komunikimi” me 4,7%.

E1

Prodhimi, 20.5% më i shtrenjtë se një viti më parë

Prodhuesit po përballen me rritje gjithnjë e më të larta të kostove, si për produktet në tregun vendas ashtu dhe ato për eksport.

Sipas INSTAT, Në tremujorin e dytë të vitit 2022, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 122,1 kundrejt vitit 2020. Krahasuar me tremujorin e dytë 2021 Indeksi i Çmimeve të Prodhimit shënoi një rritje me 20,5%, një vit më parë ky ndryshim ishte 1,6%. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në tremujorin e dytë 2022 shënoi rritje me 3,3%, krahasuar me tremujorin e parë 2022.

Krahasuar me tremujorin e dytë 2021 rritja me e madhe e çmimeve prej 44,9% vërehet në seksionin “Industri nxjerrëse” pasuar nga seksionet “Energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar” me 28,5%. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në seksionin “Industri përpunuese” ka shënuar rritje me 16,9%.

Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 30,9%, pasuar nga aktivitetet “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 28,6%, “Prodhimi i produkteve metalike të fabrikuar, përveç makinerive dhe pajisjeve” me 25,2%, “Përpunimi i produkteve dhe preparateve farmaceutikë” me 23,6%, etj. Nga ana tjetër ulja më e madhe e çmimeve vërehet në seksionin “Prodhimi i pajisjeve elektrike” me 6,3%, pasuar nga seksionet “Prodhimi i mjeteve të transportit, rimorkiove dhe gjysëmrimorkiove” me -2,3% dhe “Prodhimi i produkteve optikë, elektronikë, kompjuterikë” me 0,2%.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për tregun vendas: Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021, indeksi shënoi rritje me 16,5%. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në seksionin “Industri nxjerrëse” me 26,7%, pasuar nga seksioni “Industria Përpunuese” me 21,5%, seksioni “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 13,9%. Seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” ka shënuar ulje me 0,1%, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për eksport: Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021, indeksi shënoi rritje prej 31,7%. Rritja më e madhe e çmimeve është shënuar në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar”, pasuar nga seksioni “Industri Nxjerrëse” me 60,4%, seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 28,8% dhe seksioni “Industria Përpunuese” me 10,9%.

E2

Mallrat e importet 10.7% më të shtrenjta

Sipas INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Importit, në tremujorin e dytë të vitit 2022, arriti 112,1 kundrejt vitit 2020. Krahasuar me tremujorin e dytë 2021, indeksi i çmimeve të importit shënoi një rritje me 10,7%, një vit më parë ky ndryshim ishte 1,7%. Krahasuar me tremujorin e parë 2022 indeksi shënoi një rritje me 0,4%.

Çmimet e importit të produkteve në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” kanë shënuar rritje me 73,5%. Indeksi në seksionin “Industria përpunuese” me peshën më te madhe prej 91,4% shënoi një rritje me 8,4%.

Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Metalurgjia” me 18,4%, pasuar nga aktivitetet “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 16,6%, “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 15,4%, “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 14,8%, “Prodhimi i mjeteve të tjera të transportit” me 13,1%, “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 12,9%, “Prodhimi i pijeve” me 12,5%, “Prodhimi i produkteve optikë, elektronikë, kompjuterikë” me 9,7%, “Prodhimi i pajisjeve elektrike” me 9,5%, “Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike” me 7,6%, etj./Monitor

E3

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tejkalohen kërkesat për kreditë 0% për strehim, zbulohet ministria me numrin rekord të aplikimeve

17:39 / September 27, 2026

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Doganat mbledhin 164,9 miliardë lekë në 8 muaj, 6,8 miliardë më shumë se vjet! Karburantet dhe cigaret ndër burimet kryesore të rritjes

13:59 / September 24, 2026

Çmimet e banesave frenojnë rritjen, por nuk ulen, duhen më shumë muaj për të shitur një apartament

20:43 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.