Bashkimi Evropian ka parashikuar një rritje të pagave për rreth 50 mijë punonjës. Gazeta gjermane “Bild” thekson se të ardhurat e tyre do të rriten me 7%.
Duke u ndalur tek paga e presidentes së Komisioni Evropian, gazeta thotë se “Ursula von der Leyen do të paguhet 1000 Euro në ditë ”.
Edhe pse zyrtarët e BE-së tashmë kanë një pagë të mirë është bërë një rishikim i pagave të tyre për shkak të rritjes së kostos së jetesës.
Në bazë të rritjes së re, Ursula von der Leyen do të fitojë 1000 Euro në ditë dhe së bashku me kompensimin për udhëtime jashtë vendit, paga e saj mujore do të arrijë në 36,000 Euro.
Rritje pagash do të ketë edhe për punonjësit që paguhen më pak saktësisht me 214 Euro.